TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Minatorët e Trepçës në grevë urie

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Minatorët e Trepçës në grevë urie

Minatorët e Trepçës gjatë së martës u futën në horizontet e thella të tokës dhe filluan grevë urie si shenjë proteste për mos-ekzekutimin e pagave.

Brenda gjigantit metalurgjik “Trepça” janë futur mëngjesin e së martës.

E prej horizonteve të minierës nuk do të dalin deri në plotësimin e kërkesave.

Për të forcuar rezistencën, minatorët nga mbrëmja e së martës kanë fillua grevë urie.

Gjithë kjo po bëhet pasi këtë muaj punëtorët e minierës nuk kanë marrë pagën këtë muaj.

“Sot po ballafaqohemi me një grevë ku 200 minatorë janë në thellësi të nëntokës ku gjendja shëndetësore len për me dëshiru”, tha Ibrahim Jonuzai nga Sindikata “Trepça”.

Jonuzi tregon edhe kërkesat kryesore që kanë minatorët.

“Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji. Gjithashtu është dorëheqja apo shkarkimi i drejtorit ekzekutiv se e shohin si arsye kryesore që kanë ardhë në këtë gjendje. Gjithashtu është kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të tyre”, u shpreh Jonuzi.

Por të hënën, Qeveria e Kosovës, pa e specifikuar kategorinë – ndau mjete buxhetore në shumë prej mbi 1 milion e 600 mijë eurosh për Ndërmarrjen Publike ‘’Trepça’’.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A..”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Televizioni për këtë çështje kërkoi më shumë detaje nga ekzekutivi, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

Ndërkohë, ish ministri i Ekonomisë, Haki Shatri thotë që ndihma e ekzekutivit nuk është e mjaftueshme.

“Jo s’janë të mjaftueshme fare, kjo është nifarë infuzioni i përkohshëm sa me i pagu do paga, do obligime të domosdoshme por absolutisht nuk janë të mjaftueshme. Edhe problemet nuk zgjidhen kështu me këso subvencionimesh të imëta që nuk zgjidhin kurrfarë problemi. Sigurisht që është dashtë të punohet më seriozisht”, u shpreh ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri.

E sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, Qeveria nuk ka realizuar premtimet e dhëna për Trepçën.

“Nuk ka arritur asnje nga objektivat e planifikuara dhe te premtuara per zhvillimin e sektorit mineral, gjegjesisht zhvillimin e Trepces. Sot nuk kemi plan strategjik per Trepcen, sot nuk kemi strategji nga ana e kesaj qeverie, sot nuk kemi menaxhment legal dhe legjitim por kemi organe te perkohshme, sot kemi renie te prodhimit ne shkalle drastike dhe paramendojeni sot Trepca punon me humbje mujore rreth 600 mije euro…”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrhamni, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Minatorët e Trepçës kanë mbajtur grevë edhe në muajin gusht, me po të njëjtat kërkesa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve në Mitrovicë

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

Emisioni “Ditari” 02.09.2026

Emisioni “Ditari” 02.09.2026

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Beatrix Ramosaj sulmohet “online”’ nga fansat e Borës dhe Donaldit, i cenohet edhe familja

Beatrix Ramosaj sulmohet “online”’ nga fansat e Borës dhe Donaldit, i cenohet edhe familja

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve në Mitrovicë

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën