Milwaukee ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 144-122 në fushën e Brooklyn. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Antetokounmpo me 32 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 27 pikë e 10 rebound.
Fiton edhe Philadelphia, që mban ritmin e kryesuesve në Lindje, duke mundur 112-96 Orlando. Tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Maxey me 23 pikë.
Toronto, falë 26 pikëve të Anuoby, mundi 132-102 Washington jashtë fushe.
Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 113-110 nga Cleveland në sekondat e fundit. LeVert me 29 pikë ishte më i miri për miqtë,
ndërsa 39 pikët e Doncic mbetën për statistikë.
Fiton edhe Phoenix, që mundi 129-113 Houston, sfidë ku diferencën e bëri dyshja Durant-Gordon, që së bashku realizuan 54 pikë.