Milot Krasniqi ka bërë betimin si anëtar i Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë Speciale në takimin e 245-të të mbajtur të premten.
Krasniqi, me 8 vota për, ishte zgjedhur anëtar i KPK-së nga radhët e PSRK-së, kurse në votim kishin abstenuar anëtarët Besim Kelmendi dhe Dardan Vuniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mandati i Krasniqit si anëtar i Këshillit Prokurorial është 5 vjet.