Mesfushori Met Millaku është rikthyer te skuadra e Dukagjinit.
Klubi nga Klina të enjten e ka prezantuar Millakun, i cili do të jetë pjesë e Dukagjinit për sezonin 2024/25.
Millaku tashmë është i bashkuar Dukagjinit në fazën përgatitore që e ka nisur të mërkurën në Klinë, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Feronikelin ’74 e Drenicën.