TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Milan pëson në shtëpi nga Dortmundi, vështirësohen gjasat për kualifikim

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Milan pëson në shtëpi nga Dortmundi, vështirësohen gjasat për kualifikim

Milan ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Dortmundit, xhiro kjo e vlefshme për grupin F në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Milani fitoi penallti në minutën e pestë të takimit të cilën e humbi Olivier Giroud pas një pritje fantastike të Gregor Kobel.

Vetëm tre minuta më vonë, Davide Calabria shkakton faull brenda zonës së rrezikshme duke bërë që kësaj radhe Dortmundi të fitojë një penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Marco Reus i cili në minutën e dhjetë shënoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.

“Rossonerët” barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 37-të përmes Samuel Chukwuezes i cili pas një aksioni individual arrin të mposht Kobel për të vënë baraspeshën në këtë takim.

Pa fitues përfundoi  45 minutëshi i parë i këtij takimi.

Dortmundi mori epërsinë në minutën e 59-të falë një pune fantastike të Marcel Sabitzer i cili shërbeu Jamie Bynoe-Gittens dhe ky i fundit me një goditje mjaft të bukur e mposhti Maignan për rezultatin 2-1.

Ekipi gjerman shënoi për rezultatin 3-1 në minutën e 69-të përmes Karim Adeyemit i cili bën një goditje jo shumë të fuqishme, por Maignan nuk arriti ta ndal atë siç duhet dhe gjyqtari konfirmoi se topi kishte kaluar vijën.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Dortmundi me këtë fitore e siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Milani do të luajë xhiron e fundit në grup në udhëtim ndaj Newcastle, ndërsa Dortmundi do të pres në shtëpi PSG-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova mposhtet nga Irlanda në Dublin, por mbetet në Ligën B

Kosova mposhtet nga Irlanda në Dublin, por mbetet në Ligën B

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Irlanda shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Nis ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin

Trumpi mbërrin në Kinë për samitin historik trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Trumpi mbërrin në Kinë për samitin historik trepalësh me Xi-në dhe Putinin

Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Kurti flet për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

​IKD nis diskutimin për përgjegjësinë penale të keqpërdorimit të parasë publike për qëllime elektorale

​IKD nis diskutimin për përgjegjësinë penale të keqpërdorimit të parasë publike për qëllime elektorale

Aktivistet mbajnë aksion simbolik para Kuvendit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, aktivizohet alarmi i policisë

Aktivistet mbajnë aksion simbolik para Kuvendit për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, aktivizohet alarmi i policisë

Nis testimi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Nis testimi me shkrim i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Arrestohet edhe një person në rastin e narkotikëve në Prishtinë, sekuestrohen tri vetura

​Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, të premten e ardhme pritet të dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

​Hetimi për vrasjen e Arlinda Zekajt, të premten e ardhme pritet të dëgjohen katër hetues policorë nga Peja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën