TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Milan kishte të drejtë për Matetën: francezi do të duhet të operohet e të qëndrojë 3-4 muaj jashtë fushe

Milani rezultoi se kishte të drejtë kur hoqi dorë përfundimisht nga blerja e Jean Philippe Mateta nga Crystal Palace. Klubi kuqezi, teksa ishin orët e fundit të merkatos dërgoi mjekët e tij në Londër për të vizituar futbollistin pasi dyshonin për një problem në gju të tij dhe që rezultoi i vërtetë.

Tre mjekë ekzaminuan gjendjen e futbollistit dhe që të tre rezultuan në një mendje; lojtari pritet të qëndrojë gjatë jashtë fushave. Sulmuesi francez në fakt për shkak të problemit në gju do të duhet të operohet pak rëndësi ka nëse do të ndodhë tani apo në fund të sezonit. Si pasojë, pas operacionit, Matetas do t’i duhen 3-4 muaj për t’u rikuperuar e për t’u kthyer në fushat e lojës dhe Milani apo Juventusi nuk kishin luksin t’ia lejonin vetes këtë periudhë pritjeje për Mateta.

Është për të ardhur keq, sepse Mateta kishte profilin e duhur për të dyja skuadrat. Sulmues fizik, në gjendje që të mbajë i vetëm repartin e avancuar, një goditës i mirë me kokë dhe me shumë prezencë në zonën kundërshtare. Tani do të duhet që vështrimi të hidhet rreth e rrotull. Milani ndoshta do të tentojë sërish për Dusan Vlahovic që Juventusi do ta humbë, por për sulmuesin serb janë disa klube në radhë dhe kjo mjafton që të rritet kostoja e tij, ndërkohë që paga e futbollistit është tashmë tepër e lartë për arkat e kuqezinjve.

Por këtu nuk duhet harruar se Milani ka siguruar Fullkrug që nuk është një futbollist për t’u hedhur poshtë. Sigurisht nuk është shumë i ri dhe nuk mund të konsiderohet si investim për të ardhmen, por ai di të bëjë qendërsulmuesin në të gjithë fushën e sidomos blerja përfundimare e tij do të kushtojë vetëm 5 milionë euro.

Ndërsa vera, përvecse është larg, është edhe e gjatë. Gimenez mbetet një kandidat për t’u larguar nga Milani, ashtu sikurse edhe Nkunku. Mundësi këto për të akumuluar të ardhura të mira për të krijuar një fond të mjaftueshëm për të riinvestuar ku prioritet mbetet Champions League dhe si pasojë edhe të ardhurat e përfitura prej saj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndimi i Ronaldos më serioz sesa pritej, portugezi në pikëpyetje për Kupën e Botës

Lëndimi i Ronaldos më serioz sesa pritej, portugezi në pikëpyetje për Kupën e Botës

Basketbollisti i Trepçës, Ja’cori Payne, MVP i javës

Basketbollisti i Trepçës, Ja’cori Payne, MVP i javës

“Kam lindur për së dyti”, trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë teksa po udhëtonte për Shqipëri

“Kam lindur për së dyti”, trajneri Besart Cecelia ra nga disa metra lartësi me makinë teksa po udhëtonte për Shqipëri

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Armando Broja mund t’i thotë “mirupafshim” Kombëtares shqiptare

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën