TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mexhiti: Humbësi më i madh i zgjedhjeve është Ali Ahmeti, shqiptarët i hapën rrugë gjeneratës së re

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Mexhiti: Humbësi më i madh i zgjedhjeve është Ali Ahmeti, shqiptarët i hapën rrugë gjeneratës së re

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën.

“Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi u mbyll në raundin e parë. Tetova ka një epërsi mbi 4 mijë vota, kështu që është çështje e kryer. Gjithashtu, ne vetëm në raundin e parë kemi fituar 5-6 komuna. Kam deklaruar edhe më parë se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Ali Ahmeti, i cili qeveris në 90% të komunave, dhe në mbrëmjen kur të numërohen votat, BDI-ja do të ketë fituar vetëm një apo dy komuna rurale, pra BDI ka fituar vetëm në Likovë”, ka deklaruar ai.

Sipas Mexhitit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur t’i japin shansin një gjenerate të re për qeverisje, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë vendosur të japin mundësinë për një gjeneratë të re për qeverisje, për hir të konkurrencës dhe demokratizimit të skenës politike. Pas tre apo katër viteve që kanë mbetur, çdo qytetar shqiptar në Maqedoni do të ketë mundësinë të bëjë krahasimin ndërmjet këtij dhe tjetrit tabori, duke i vlerësuar në bazë të punës dhe programeve. Deri më tani kjo mundësi nuk ka ekzistuar, pasi ka pasur një lloj monopoli politik ose skena ka qenë shumë e shpërndarë”, është shprehur Mexhiti.

Ndryshe, pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.

Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.

Ndërkohë, Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi./teve1.info/

Tags: ali ahmetiBDIizet mexhitiMaqedoni e VeriutVLENzgjedhje lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Mos e shtyni konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë dëmton Kosovën

Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit

Tahiri: Mos e shtyni konstituimin e Kuvendit, çdo vonesë dëmton Kosovën

Tahiri: Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit, gjithçka po lihet për fund

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

Shqetësimet e sigurisë, OpenAI heq dorë nga prezantimi i modelit të ri

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Haxhiu: Fondet publike marrin kuptim kur shndërrohen në punë të dobishme dhe rezultate të prekshme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Kërkohet paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy persona të dyshuar për kultivim të kanabisit

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Jashari priti në takim komandantët nga Shqipëria e Kroacia, ushtrimet e përbashkëta temë diskutimi

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Trepça e Bashkimi synojnë Superkupën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën