TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

 Mexhiti: Artan Grubi s’është në Kosovë, por në Shqipëri

nga TËVË 1
7 muaj më parë
0
A A
 Mexhiti: Artan Grubi s’është në Kosovë, por në Shqipëri

Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka falur mbi debatin politik mbi çështjen e përdorimit të Gjuhës Shqipe, si dhe shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit i ish-zv.kryeministrit të mëparshëm shqiptar Artan Grubi.

Për këtë të fundit, Mexhiti theksoi s’ka aspak rëndësi se ku është ai sot, por është e sigurtë se një ditë ai do të ballafaqohet me drejtësinë, raporton Ora News.

“Kjo është detyrë e organeve të rendit për të zbuluar se ku ndodhet ai aktualisht.

Ajo që dihet është se ndaj tij janë ngritur akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion”, u shpreh ndër të tjera, Mexhiti.

Ku është z. Grubi dhe a prisni të kthehet?

Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes INTERPOLIT.

Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi.

Mendoj se sot, nesër, apo pasnesër ai një ditë do të ballafaqohet me drejtësinë.

Lista e zezë e SHBA-së a ndikon kjo në politikën shqiptare atje?

Patjetër që edhe opinioni në Shqipëri tani e ka situatën më të qartë, sepse ata që quhen “Fronti – Evropian” që kanë vulën dhe autorësinë për t’i përfaqësuar shqiptarët në vlerat evropiane, fatkeqësisht po mbushin listën amerikane.

Dhe tani është më e qartë situata politike në vend, dhe tashmë më shumë problemet dhe tensionet janë në kokat e tyre se sa në vetë shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Pra, janë shumë çështje si ajo e gjuhës, janë përdorur për të krijuar tensione dhe destabilizime, pasi qëllimi nuk ka qenë as te gjuha, e as te statuti i shqiptarëve, por problemi ka qenë se si t’i iket llogarisë dhe shkeljeve të ligjeve.

BDI-ja ka bërë akuza mbi ligjin për prokurorimet publike në fushatë, në fakt kë akuzon ajo?

BDI-ja është në situatë të rëndë, e ka humbur busullën politike, nuk iu shkon më as petku se ajo është parti pro-amerikane dhe pro-evropiane, pasi po i mbushin listat e zeza të këtyre vendeve dhe duke u ballafaquar me drejtësinë në përgjithësi.

Ndaj mendoj se BDI-ja duhet të merret me veten për t’u reformuar e më pas të rikthehet në skenën politike.

Gjuha shqipe në Gjykatën Kushtetuese, çfarë po ndodh dhe si do të vijojë kjo çështje në vijim?

Për publikun në Shqipëri, duhet thënë se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk e ka statutin që meriton në raport me gjuhën maqedonase. Në RMV nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ka ligj të gjuhëve që kushtëzohet me gjuhën që e flasin mbi 20 për qind e popullsisë.

Mirëpo përkundër kësaj nuk është një statut i kënaqshëm për gjuhën shqipe ashtu siç e meriton, kjo dhe në raport me gjuhën serbe në Kosovë, edhe pse serbët janë 3-4 për qind atje dhe ne nuk jemi as të barabartë me ta.

Mendoj se edhe në demokracitë ligji duhet të respektohet përderisa nuk sillet një ligj më i mirë. Ndaj në Gjykatën Kushtetuese nuk do të ndodhë asgjë dhe ligji i gjuhëve do të mbesë ashtu sikundër është dhe në kohë e mundësi më të mira, mund ta bëjmë një ligj më të mirë. Balanca qëndron se gjuha shqipe është e garantuar në vetë Kushtetutën e vendit.

A e prish kjo harmoninë shoqërore në vend?

Askush këtu nuk e ka mohuar rolin që zë gjuha shqipe në vendin tonë. Nesër mund të avancojmë me iniciativa, mbase edhe tonat për të ecur më tej me gjuhën shqipe, pra ligji është konform Kushtetutës së vendit dhe që është hartuar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. Pra, kjo është garancia e parë, dhe një tjetër garanci e pa shkruar se asnjëherë në vend nuk ka një qeveri në RMV pa shqiptarët, dhe ne kemi qenë pjesë e qeverive. Dhe kjo është garancia e dytë për statutin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Çfarë ka ndryshuar tek shqiptarët me qeverinë e re ku jeni pjesë?

Së pari, shqiptarët nuk kanë humbur asgjë në këto 6 muaj, përkundrazi përfaqësohen më ndryshe dhe madje kanë përfituar se është bërë vetë rrotacioni në partitë shqiptare.

Dhe së dyti, ne kapitalin politik nuk e shpenzojmë për të ndërhyrë në gjyqësor për të shpëtuar “kasapin” e shqiptarëve Mihajkovckin dhe për të rikthyer Gruevskin në Maqedoni. Kjo dëshmon se BDI-ja nuk e ka pasur mendjen as te shqiptarët e as te gjuha shqipe, por ka menduar si të kthejë partnerët e saj në arrati në Maqedoninë e Veriut dhe kjo mendoj se e ka bërë shumë më të qartë se çfarë ndodh tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

A do të kemi ndonjë bashkëpunim me Shqipërinë, meqë jemi në kohë tryezash të përbashkëta, nisur nga takimi i sotëm i dy parlamenteve Kosovë – Shqipëri?

Në muajin e parë që jam zgjedhur ZV. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, me vetë-iniciativë erdha në Tiranë dhe zhvillova takime me politikën, siç e bëmë me Kosovën. Mendoj se këto janë në interes të të dyja shteteve dhe në muajin janar do të ketë mbledhje të të dy qeverive në interes të shtetasve tanë. Dhe këtu nuk duhet t’i ngatërrojmë çështjet ideologjike dhe fushatat zgjedhore.

Për ne fushata zgjedhore ka përfunduar dhe tashmë ka një realitet të ri tek shqiptarët e Maqedonisë, dhe ata nuk e kanë komoditetin që të ndahen në kampe politike.

Mendoj se ne kemi nevojë për shtetin shqiptar, për diplomacinë shqiptare, për vetë shqiptarët, për kulturën, arsimin, sepse edhe historikisht ka qenë.

Pasi edhe shkollat e para Shqipëria i ka hapur këtu tek ne me Koliqin e me radhë dhe në këtë kuptim janari do të jetë tejet produktiv në këtë drejtim për të qenë më afër Maqedonia dhe Shqipëria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

774 fëmijë refugjatë të pashoqëruar u zhdukën në Belgjikë në vitin 2024

774 fëmijë refugjatë të pashoqëruar u zhdukën në Belgjikë në vitin 2024

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

Dhjetëra palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Netanyahu dhe Trump zhvillojnë një takim

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Rusia realizon një tjetër sulm masiv me dron ndaj Ukrainës

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Sonte zhvillohet PSG – Real Madrid, ‘finalja para finales’ në Botërorin e Klubeve

Sonte zhvillohet PSG – Real Madrid, ‘finalja para finales’ në Botërorin e Klubeve

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X