TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

by teve1
2 orë ago
0
A A
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Gjigantët e teknologjisë Meta, TikTok dhe YouTube po përballen këtë javë me një proces gjyqësor historik në Kaliforni, ku akuzohen se platformat e tyre kanë nxitur një krizë të shëndetit mendor te të rinjtë.

Ky proces konsiderohet si një pikë kthese në debatin botëror për kohën që fëmijët kalojnë para ekraneve, pasi është hera e parë që këto kompani detyrohen të mbrohen në një gjykatë për dëmet që pretendon se shkakton dizajni i aplikacioneve të tyre.

Në qendër të padisë është një 19-vjeçare, e cila thotë se u bë e varur nga rrjetet sociale që në moshë të vogël.

Ajo pretendon se mënyra se si janë ndërtuar këto platforma për të tërhequr vëmendjen, i ka shkaktuar depresion të rëndë dhe mendime për vetëvrasje.

Avokatët e saj theksojnë se këtë herë kompanitë do të jenë nën një monitorim shumë më të rreptë sesa kur dëshmojnë në Kongresin amerikan.

Gjatë gjyqit pritet të dëshmojë edhe vetë Mark Zuckerberg, ndërsa kompanitë e tjera po përpiqen të ndërtojnë mbrojtje të ndryshme.

Meta argumenton se problemet e vajzës nuk lidhen me produktet e saj, ndërsa YouTube kërkon të trajtohet ndryshe nga rrjetet sociale si Instagrami apo TikTok-u.

Nga ana tjetër, kompania Snap, që ishte gjithashtu pjesë e padisë, vendosi ta mbyllë çështjen duke arritur një marrëveshje private me vajzën pak ditë para nisjes së procesit.

Ndërkohë që beteja ligjore vazhdon, këto kompani kanë nisur një fushatë të gjerë për të bindur opinionin publik se aplikacionet e tyre janë të sigurta.

Ato po shpenzojnë miliona dollarë në seminare me prindër, bashkëpunime me organizata rinore dhe mjete të reja kontrolli për kohën e qëndrimit në internet.

Megjithatë, kritikët dhe shoqatat e prindërve mbeten skeptikë, duke i cilësuar këto lëvizje si një përpjekje për të fshehur rrezikun real të varësisë digjitale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Si po e ndryshon botën e punës Inteligjenca Artificiale?

Më në fund, aplikacioni i Google ridizajnon kërkimin me zë në Android!

Më në fund, aplikacioni i Google ridizajnon kërkimin me zë në Android!

Një punëtor i “Trepçës” pranoi pagë 7.500 euro, rasti shkon në Krimet e Rënda Ekonomike

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

27-vjetori i rënies së Bedri Bajramit, familjarë dhe bashkëluftetarë e kujtojnë me krenari

27-vjetori i rënies së Bedri Bajramit, familjarë dhe bashkëluftetarë e kujtojnë me krenari

Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Vetura në ujë dhe dëme deri në 500 mijë euro, uji bllokon sërish aksin rrugor Ferizaj–Gjilan

Vetura në ujë dhe dëme deri në 500 mijë euro, uji bllokon sërish aksin rrugor Ferizaj–Gjilan

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas i Malit të Zi për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Maloku: Deputetët me vota të shtuara të dorëhiqen, presidentja e meriton mandatin e dytë

Maloku: Deputetët me vota të shtuara të dorëhiqen, presidentja e meriton mandatin e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën