Në një postim në Facebook ku ka ndarë fotografi nga takimi me Konjufcën, Meta ka thënë se Kosova është e përkushtuar në funksionimin e demokracisë dhe synon sundimin e ligjit e luftën kundër korrupsionit, shkruan teve1.info
“Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtetndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar ai.
Meta është shprehur se Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë.
“Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë”, ka shkruar ai. /Teve1.info/