Për të dytën ndeshje radhazi, Lionel Messi do të mungojë tek Inter Miami, në përballjen e kësaj të shtune ndaj DC United, e vlefshme për javën e 30-të të MLS-së.
Pas sfidës së humbur ndaj Tigres, Inter Miami rikthehet në kampionat, ndërsa përpara udhëtimit drejt Washington D.C., ekipi zhvilloi të premten seancën e fundit stërvitore.
Ashtu si një ndeshje më parë, ‘ylli’ argjentinas nuk u paraqit në fushë, pasi vijon procesin e rikuperimit dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundjavës.
Trajneri Javier Mascherano konfirmoi në konferencën për shtyp se Messi nuk do të udhëtojë me ekipin, duke e lënë kështu jashtë për herë të dytë rresht.
Synimi i Inter Miamit është që ai të rikthehet sa më shpejt dhe të jetë i gatshëm për të paktën disa minuta në përballjen e së mërkurës kundër Orlando City, në gjysmëfinalen e Leagues Cup.
Një tjetër mungesë e rëndësishme për Inter Miamit do të jetë Jordi Alba, i cili pësoi një goditje në sfidën ndaj Tigres dhe, sipas Mascheranos, nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Uashingtonit.