Frutat dhe perimet përmbajnë disa prej vlerave ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tonë. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, vetëm 11% e njerëzve hanë fruta dhe perime përditë. Por çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, nëse ju nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime?
Ju shfaqen probleme me sistemin e tretjes
Pa fruta dhe perime, ju jeni të prirur të hani më shumë ushqime të thata dhe për pasojë zorra juaj do të përballet me kapsllëkun. Prandaj, duhet të hani sa më shumë fruta dhe perime.
Rreziku nga kanceri rritet
Sipas një studimi, nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit (AICR), asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri, por një dietë e mbushur me ushqime me bazë bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut ndaj tij. Antioksidantët si: vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund të zvogëlojnë rreziqet e kancerit duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalët e lirë.
Nëse nuk hani fruta ose perime, ju do të shtoni në peshë
Nëse nuk hani fruta ose perime, ju do të hani ushqime të tjera plot me kalori. Prandaj i kurseni vetes dietat strikte, ose mungesën e ushqimit dhe hani fruta dhe perime çdo ditë, dhe nuk do të shtoni peshë.
Ka shumë mundësi të prekeni nga diabeti
Për shkak se fitimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku për t’u prekur nga ai është me i madh nëse nuk hani fruta dhe perime.
Do t’ju rritet presioni i gjakut
Një dietë e lartë në natrium dhe e ulët në fruta dhe perime do t’ju rrezikonte ju nga tensioni i lartë i gjakut. Dhe për pasojë ju do të vuani nga hipertensioni.
Jeni të rrezikuar nga depresioni
Fakti se ju nuk konsumoni shumë fruta dhe perime, ju rrezikon edhe shëndetin mendor. Prandaj duhet të hani sa më shumë fruta dhe perime.