TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Meriton Korenica fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Meriton Korenica fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Superligën e Kosovës në futboll.

Çmimi i më të mirit për javën e nëntë i ka takuar mesfushorit ofanziv të Ballkanit, Meriton Korenica.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selajdin Jerliu nga KFV GJilani, Bujar Asllani nga KFV Ferizaj dhe Xhevat Vallqi nga KFV Mitrovica.

Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0).

Ai shënoi golin e dytë për portokallezinjtë, në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Korenica u shpreh i lumtur që skuadra e tij u rikthye në ‘folenë’ e vet me fitore, teksa u shpreh i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’:

“Jam shumë i lumtur për këtë çmim, por edhe për golin dhe fitoren e shënuar dje. Shpresoj që gjatë këtij kampionati unë ose bashkëlojtarët e mi të rikthehemi sa më shpesh këtu për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe do të luftojmë ndeshje pas ndeshjes që të shënojmë sa më shumë fitore dhe të dalim triumfues të Superligës”, tha Korenica për faqen zyrtare të FFK-së.

Ballkani në nëntë xhiro ka zhvilluar vetëm shtatë, dhe ka grumbulluar plot 18 pikë. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën