TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mërgimtari e pranon se kërcënoi ministrin Peci, thotë se ishte i dehur

Mërgimtari Blerim Avdiu e ka pranuar fajësinë, për kanosjen e ministrit në detyrë, Faton Peci, në rrjetet sociale. Avdiu ka thënë se në momentin kur e ka bërë këtë veprim ka qenë i dehur dhe i papunë. Ky arsyetim nuk e ka bindur ministrin në detyrë, që ka kërkuar kompensim dëmi.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
1 0
A A

Javën e nisi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, u përball me mërgimtarin Blerim Avdiu, i cili e kishte kanosur atë përmes rrjeteve sociale.

“Duke i dërguar mesazh me fjalë fyese dhe kanosëse si, kryekriminel, t’i ** edhe ata të vdekurit, unë kam me t’vra, jo tjetër kush. Kryekriminel, ti gjallë e unë gjallë, nuk kemi me jetu. Po të them që qat ditë që të vij në KS, asnjani nuk kena me kon në këtë jetë.O bir shkine, o bir shkau”, tha prokurori Besart Mustafa

Pasi dëgjoi aktakuzën, Blerim Avdiu e pranoi fajësinë.

“Unë e pranoj fajin. Faji është i imi. Me t’thanë të drejtën ministrin Peci, as që e kam njohur najherë, as që e kam pa najherë”, u shpreh i akuzuari.

Veprimet e tij i arsyetoi duke thënë se ishte i dehur dhe i papunë.

“Jam kon i pitë me t’tregu t’drejtën, i papunë. Nuk e di as vetë se çka kom shkru. T’nesrit kom dashtë m’i kërku falje. E pashë telefonin, e kam thy. Edhe kam lyp ndihmë prej mjekëve kroatëve”, tha Avdiu.

Mirëpo ky arsyeitm, nuk e bindi ministrin në detyrë Faton Peci.

“Deklarimi që ka qenë i dehur mendoj se është i pasaktë dhe i pavërtetë. Arsyeja pse mendoj se nuk është e vërtetë, është se kërcënimi është përsëritur tri here”, u shpreh Peci.

Peci e shfrytëzoi edhe të drejtën për të kërkuar kompensim dëmi.

E veprimet e mërgimtarit Avdiu, i arsyetoi avokati i tij, Halim Shala.

“Është hera e parë që bie ndesh me ligjin. Dhe natyrshëm që nuk i ka kuptuar drejtë veprimet e tij, të cilat kanë konsumuar veprën penale”, tha avokati Shala.
Pranimi i fajësisë u aprovua nga Gjykata.

E përderisa prokuroria kërkoi që dënimi të shqiptohet në përputhje me ligjin, mbrojtja i bëri thirrje trupit gjykues që ta ketë parasysh edhe gjendjen ekonomike të të akuzuarit.

“Të mos ketë impakt që t’ia vështirësojë edhe më tutje jetën tij, të cilën veçse e ka të vështirësuar. Të kihet parasysh gjendjen shumë të dobët ekonomike”, u shpreh avokati.

Aktgjykimi për këtë rast do të shpallet të mërkurën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave, pa lënë qytetarët pa shërbime

Derbi Prishtina – Ballkani nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën