TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mendimet toksike që duhet t’i largoni menjëherë

by teve1
7 orë ago
0
A A
Mendimet toksike që duhet t’i largoni menjëherë

Ndonjëherë vetë mendimet mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor, vetëvlerësimin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Kështu që është e rëndësishme të njohim disa lloje mendimesh që nuk janë të mira për ne. Për shembull, nëse dikush na komplimenton për arritjet tona, ne nuk duhet ta ulim vetëvlerësimin dhe të themi se nuk është ndonjë gjë kaq e madhe. Në vend të kësaj, duhet ta pranojmë komplimentin dhe ta pranojmë që me të vërtetë e meritonim atë.Mendimet tona mund të jenë më të fuqishme se sa ne mendojmë. Kështu që hidhini një sy këtyre mendimeve toksike dhe nëse i largoni nga mendja mund të shihni disa ndryshime pozitive në jetën tuaj!

1. Ju mendoni në ekstremTë menduarit në ekstrem do të thotë të mendosh gjithçka ose asgjë. Mendoni vetëm dy anë: ose të jeni i suksesshëm në punë ose një dështim i plotë. Në shtëpi, ju duhet të jeni nëna ose gruaja më e mirë e mundshme dhe nëse ka edhe një aspekt të vogël të atyre roleve që nuk po i përmbushni, ju filloni të ndiheni fajtorë dhe të zhgënjyer nga vetja. Lejoni veten të jeni i papërsosur, duke mos përdorur më terma bardh e zi.2. Përgjithësoni gjëratNdonjëherë disa rezultate negative mund t’ju bëjnë të mendoni se gjithçka që vijon do të jetë po aq e mjerueshme. Për shembull, nëse nuk merrni asnjë ofertë pune pas disa intervistave me radhë, mund të mendoni: “Unë nuk jam i aftë. Unë kurrë nuk do të gjej një punë.”Në vend të kësaj, përpiquni të shihni veten dhe botën përreth jush në një mënyrë më realiste. Pranoni që pengesat ndodhin dhe që ato nuk përcaktojnë kush jeni ose çfarë do të ndodhë më pas. Mos harroni se aftësitë që keni janë të vlefshme dhe se jeni akoma një person me vlera përkundër atyre refuzimeve.

3. Nuk pranoni “feedback” pozitivJu mund të ndiheni sikur nuk e meritoni kur dikush vlerëson punën tuaj. Pra, kur dikush thotë: “Ju keni bërë një punë të shkëlqyeshme!” ju thoni, “Faleminderit, por çdokush mund ta kishte bërë po aq mirë.” Duke vepruar kështu, ju përforconi besimin se nuk jeni të denjë për lavdërime. Mësoni të pranoni reagime pozitive dhe të mos e zhvlerësoni mendimin e të tjerëve.4. Lejoni emocionet të kontollojnë vendimet tuajaTë arrish në konkluzione për veten ose gjërat përreth teje bazuar në emocione është një lloj tjetër i të menduarit që mund të të ndalojë të bësh atë që dëshiron dhe të arrish qëllimet e tua. Për shembull, ju doni të filloni një biznes, por keni frikë se nuk do të funksionojë dhe ndiheni të mbingarkuar nga i gjithë proçesi. Kështu që ju mund të mendoni në bazë të emocioneve që nuk do të bëheni kurrë një bizesmen apo bizesmene.Nëse keni mendim negativ që në fillim, jeni duke u përgatitur për një dështim. Pra, është e rëndësishme të heqësh qafe ato shqetësime, të përballesh me frikën tënde dhe të mendosh më pozitivisht për aftësitë ose situatën në fjalë.

5. Fajësoni veten shpeshKur diçka nuk ndodh ashtu si e prisnim, ne mund ta fajësojmë veten, edhe nëse nuk jemi përgjegjës për atë. Për shembull, nëse fëmija juaj merr nota të këqija në shkollë, mund të mendoni se jeni një prind i keq. Ose nëse keni rezervuar një tavolinë në një restorant për ju dhe miqtë tuaj, por kur keni mbërritur atje, ata nuk kanë ndonjë regjistrim të rezervimit tuaj, ju filloni të fajësoni veten dhe mendoni se të gjithë miqtë tuaj gjithashtu ju fajësojnë për ‘shkatërrimin’ e darkës.Pra, në vend që të sulmoni vetveten dhe të mendoni: “është faji im, unë mund ta parandaloja atë”, pranoni që ka disa gjëra që janë thjesht jashtë kontrollit tuaj dhe ju nuk jeni përgjegjës nëse diçka shkon keq.6. Dilni shpejt në konkluzionJu kurrë nuk mund ta dini se çfarë po mendon dikush tjetër. Sidoqoftë, nganjëherë kur jeni të shqetësuar ose të pasigurt mund të bëni supozime për atë që të tjerët mendojnë për ju dhe rrallë mund të jetë diçka pozitive në mendjen tuaj.Mos lejoni që ankthi juaj të kontrollojë se si mendoni dhe ndiheni. Kur vini re që truri juaj është duke bërë leximin e mendjes dhe duke zgjedhur vetëm skenarët më të këqij të asaj që të tjerët mund të mendojnë, ndaloni aty dhe imagjinoni skenarin më të mirë.A e keni kapur ndonjëherë veten duke menduar këto lloj mendimesh? Si ndikojnë ato te ju? A jeni përpjekur t’i hiqni qafe ato?

ShareTweet

Postime të ngjashme

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit që s’e lë lëkurën të irrituar

Përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit që s’e lë lëkurën të irrituar

Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit?

Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit?

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën