TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Memli Krasniqi prezanton ministrin e Bujqësisë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi prezanton ministrin e Bujqësisë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë

Përmes një video prezantimi, kreu i PDK-së  tha se e ardhmja e Kosovës, nuk mund të paramendohet pa agjendë të gjelbër, e cila kërkon politika dhe qasje të re në të gjitha fushat, duke filluar nga bujqësia e zhvillimi rural.

“Andaj, sot kam nderin të prezantoj koordinatorin e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, z. Naim Ismajli, i cili së bashku me një ekip të gjerë profesional, do të na ndihmojë në arritjen e këtij objektivi prioritar për të ardhmen e vendit tonë. Të gjithë e njihni si kryetarin emblematik të Komunës së Shtimes, ku ka qeverisur për katër mandate. Por, veç kësaj, Naimi ka mbi 30 vjet përvojë pune në pozita udhëheqëse e menaxheriale”, tha Krasniqi.

Naim Ismajli është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master dhe të doktoratës për Menaxhment dhe Informatikë.

Përveç si kryetar i Komunës së Shtimes, ai ka shërbyer si Drejtor i Kooperativës Bujqësore, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ambient dhe kryeshef ekzekutiv në Kuvendin Komunal në Shtime.

Për më shumë se dy dekada, Ismajli ka qenë i angazhuar në mësimdhënie, prej të cilave më shumë se 10 vjet si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e menaxhmentit, marketingut dhe lidershipit.

Gjatë video prezantimit si koordinator i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në KQM, Naim Ismajli, duke falënderuar kryetarin Krasniqi për besimin, theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës, medoemos duhet të bazohet në një bujqësi të zhvilluar dhe në një sektor rural aktiv.

“Së bashku me ekspertët e Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në KQM, do të hartojmë strategjinë për përdorim më të mirë të burimeve në bujqësi që do të ndikojë në arritjen e një niveli më të lartë të konkurrueshmërisë së bujqësisë. Sot, bujqësia e Kosovës dominohet me ferma të vogla e të pa modernizuara dhe me një konkurrencë të padrejtë nga vendet e rajonit dhe të BE-së. Prandaj, konkurrueshmëria e ulët reflektohet drejtpërdrejt në një bilanc negativ tregtar. Për të hartuar politika adekuate, një qasje të integruar dhe koordinim të aktiviteteve në planin kombëtar, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Fakultetin e Bujësisë dhe me institucionet tjera relevante. Plani jonë për bujqësi do ta transformojë këtë sektor vital për vendin nëpërmjet adaptimit më të gjerë të teknologjive të reja”, tha ai.

Naim Ismajli është koordinatori i katërt i prezantuar nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, disa ditë pas prezantimit të vizionit të PDK-së për Kabinetin për Qeverisje të Mirë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën