TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mëkat/ Drita e pëson në shtesë me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mëkat/ Drita e pëson në shtesë me penallti, eliminohet nga Viktoria Plzen

Skuadra e Dritës është eliminuar nga garat evropiane për këtë edicion përkundër paraqitjes së mirë që e pati. Drita i ka dhënë fund aventurës evropiane në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Gjilanasit janë eliminuar nga Viktoria Plzeni, që i mposhti 2:1 në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” për të avancuar tutje. Dueli i parë mes këtyre dy ekipeve, i luajtur javën e shkuar në Çeki pati përfunduar 0:0 dhe fitorja në ndeshjen e kthimit bëri që Plzenit të vazhdojë garat në Evropë. Të tre golat u shënuan në fund të pjesës së dytë, ndërsa Drita ndeshjen e mbylli me dy lojtarë më pak.

Blerim Krasniqi dhe Besnik Krasniqi u përjashtuan në minutat e fundit pas kartonit të dytë të verdhë. Plzeni kaloi në epërsi në minutën e 76-të, kur sulmuesi Rafiu Durosimi zhbllokoi rezultatin. Ai shënoi me kokë pas harkimit nga Lukas Kalvach. Drita reagoi me anë të rezervistit Krasniqi, i cili në minutën e dytë të kohës shtesë shënoi nga afërsia pas harkimit të Raddy Ovoukas nga krahu i djathtë. Kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, u akordua penallti për Plzenin pasi Besnik Krasniqi luajti me dorë brenda zonës. Nga penalltia ishte i saktë Erik Jirka në minutën e 113-të.

Ndeshja pati kaq shumë minuta shtesë për shkak se dy herë u ndërprerë shkakoi i problemit me njërin prej reflektorëve, i cili u ndal në dy raste dhe u lëshua sërish.

Në përgjithësi, ndeshja ishte e barabartë, ku dyja skuadrat shfaqën lojë të mirë dhe krijuan raste. Në pjesën e parë, Drita kërcënoi e para nëpërmjet Muharrem Jasharit (26’), por gjuajtja e mesfushorit prej rreth 18-të metrave shkoi pranë pingules.

Në anën tjetër, Plzeni u përpoq në minutën e 34-të ta mposht portierin Florjan Smakiqi, i cili intervenoi për ta bllokuar tentimin e Jan Kopic nga afërsia pas një kombinimi në zonë me një bashkëlojtar. Deri në fund të pjesës së parë, Blend Baftiu pati edhe një tentim në minutën e 38-të por portieri mysafir ishte në vend.

Në pjesën e dytë, Plzeni qëlloi traversën pas tentimit me kokë të Tomas Chory në minutën e 70-të, ndërsa gjashtë minuta me vonë, Almir Ajzeraj tentoi por gardiani mysafir ishte në vend. Për Dritën, kjo është hera e tretë rresht që eliminohet në këtë raund të Ligës së Konferencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Ndoshta do të shkoj në Kosovë si tifoz për ta shikuar ndeshjen”, Xherdan Shaqiri konfirmon se nuk kthehet te Zvicra

“Ndoshta do të shkoj në Kosovë si tifoz për ta shikuar ndeshjen”, Xherdan Shaqiri konfirmon se nuk kthehet te Zvicra

Araujo, heroi i Barcelonës – i siguron fitoren në minutat e fundit

Araujo, heroi i Barcelonës – i siguron fitoren në minutat e fundit

Muriqi i afrohet rekordit historik te Mallorca

Muriqi i afrohet rekordit historik te Mallorca

23 gola në 13 ndeshje për Haalandin

23 gola në 13 ndeshje për Haalandin

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Burri në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Dalja në zgjedhje në Maqedoni deri në orën 09:15, vetëm 3%

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Tre shtetas të Serbisë sulmohen fizikisht në Leposaviq

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, KSHZ: Vendvotimet u hapën në kohë

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

Punëtori i lënduar në Shtime vdes në QKUK, Policia nis hetimet

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë-Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e mitur në Prizren

Vdes një person në vendin e punës në Drenas, policia nis hetimet

Vdes personi që ishte aksidentuar para një jave në Çagllavicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën