TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mediumi serb raporton për lidhjet korruptive të kryetares së parlamentit të Serbisë dhe vëllait të saj

nga tëvë1
5 muaj më parë
1
A A
Kryeministrja serbe kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë

Mediumi hulumtues ‘Radar’, ka zbuluar një skandal me një të arrestuar për korrupsion, i cili dyshohet se përmendi emrin e IgorBrnabiq, vëllait të madh të kryetares së parlamentit serb Ana Brnabiq. Por befas, deklarata e atij të dyshuari i ndryshua dhe në publik doli pa emrin e vëllait të Brnabiqit. Një dëshmi tjetër se regjimi i Vuçiqit ka në kontroll prokuroritë në Serbi edhe në rastet kur flitet për afera të mëdha korruptive.

Derisa Serbia arreston e maltreton njerëz veç pse dalin nëpër protesta kundër regjimit të AleksandarVuçiqit, në atë vend trajtohesh krejt ndryshe kur je familjar i njerëzve në pushtet.
Këtë e dëshmon më së miri hulumtim i mediumi hulumtues serb “Radar”. Në këtëhulumtim që pritet të publikohet i tëri të enjten, “Radar” ka zbuluar njëdallaveretë prokurorisë së Serbisë rreth vëllait të madhë të kryetares së parlamentit serb, IgorBrnabiq.

Para pak ditësh Milorad Grçiq, kryetari i komunës së qytetit Obrenovac dhe ish-drejtor i Ndërmarrjes Elektrike Serbe, është arrestuar në një operacion të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Përveç tij, janë arrestuar edhe 14 persona të tjerë.

Një nga 14 të arrestuarit në një grup me MiloradGrçiqin, Toni Apostoloviq sipas ‘Radar’ para prokurorit ka përmendur emrin e vëllait të Ana Brnabiq, IgorBrnabiq i cili është ish-drejtor i kompanisë ‘Aseko’ në Beograd.

Fillimisht sipas mediumit, emri i vëllait tëBrnabiqit ndodhej në deklaratën e të dyshuarit Apostoloviq që kishte dhënë para prokurorit. Por befas emri i IgorBronabiqit u fshi nga secili dokument.

Sipas Radarit, pas gjashtë orësh “harmonizimi”, emri i Igorit u zhduk nga versioni përfundimtar i deklaratës.

“A është çmimi i deklaratës së ndryshuar vendimi i prokurorisë për vendosjen e Apostoloviqit në arrest shtëpiak në vend të paraburgimit?”, pyet Radar.

IgorBrnabiq, vëllai më i madh i tre herë kryeministres së Serbisë dhe kryetares aktuale të parlamentit Ana Brnabiq, filloi karrierën e tij të biznesit në Peksim, i cili zhvilloi me sukses zgjidhje softuerike për industrinë bankare. Pronësia e shumicës së Peksim u mor nga kompania polake Asseco dhe IgorBrnabiq u emërua drejtor i degës së saj për Serbinë në janar 2016.

Ishte i njëjti vit kur motra e tij e vogël Ana, pas një konference për shtyp në Qeverinë e Serbisë, në mënyrë “spektakolare” la punën e saj në kompaninë ContinentalWind Serbia, për t’u emëruar menjëherë Ministre e Vetëqeverisjes Lokale. IgorBrnabiq qëndroi si drejtor i Aseko Beogradit deri në nëntor 2020 dhe gjatë asaj periudhe kompania merrte shërbime IT nga ndërmarrjet shtetërore në vlerë prej dhjetëra milionë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X