TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mediat britanike shkruajnë për pajisjen e Dua Lipës me shtetësinë e Kosovës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Mediat britanike shkruajnë për pajisjen e Dua Lipës me shtetësinë e Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës.

E një lajm i tillë ka bërë bujë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku një artikull të posaçëm e ka publikuar edhe BBC, duke cituar emocionet e këngëtares që deklaroi se “ndjehet e plotësuar” pas këtij momenti të veçantë.

“Ndjehem sikur dy anët e mia më në fund janë bërë një. E dua këtë vend dhe kjo ka shumë domethënie për mua dhe familjen time”, është shprehur Lipa, citohet nga BBC.

Ceremonia u mbajt të premten dhe u organizua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e vlerësoi artisten si “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e vendit”.

“Dua dhe Kosova gjithmonë kanë qenë të pandashme. Nga skenat më të mëdha botërore në zemrat e miliona njerëzve, ajo ka bartur rrëfimin tonë me forcë e krenari”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social X, duke ndarë fotografi nga ceremonia. Në një postim tjetër, ajo ka shtuar: “Thesari i Kosovës – mirë se erdhe në shtëpi”.

Sipas BBC-së, gjatë ceremonisë, Dua Lipa është pritur edhe nga një kor fëmijësh që interpretoi këngën e saj “Levitating”. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e ka cilësuar Lipën si krenari të përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Kosovës.

Dua Lipa aktualisht ndodhet në Kosovë për të marrë pjesë në festivalin muzikor “Sunny Hill”, i cili është themeluar nga vetë ajo dhe babai i saj në vitin 2018. Ajo ishte performuesja kryesore e natës së parë të festivalit këtë të premte.

Këngëtarja është tashmë shtetase e tre vendeve – Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo u pajis me shtetësinë shqiptare në vitin 2022 për kontributin e saj në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2022, ajo gjithashtu është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës, titull që ajo e kishte quajtur “nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendin tim në të gjithë botën”, raporton BBC.

Në një postim në rrjetet sociale pas performancës së saj në “Sunny Hill”, Lipa shkroi: “Të ndaj këtë natë me ju, në qytetin që më formësoi, e rrethuar me aq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruaj me fjalë se çfarë domethënie ka kjo për mua”.

Një shkrim rreth marrjes së shtetësisë së Kosovës, ia ka kushtuar edhe gazeta e njohur britanike The Guardian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

Vdes në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Rihanna në pritje të fëmijës së katërt?!

Rihanna në pritje të fëmijës së katërt?!

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën