Cristiano Ronaldo është rikuperuar nga një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe është rikthyer në stërvitje teksa rinisur ndjekjen e golit të tij të 1000-të në karrierë.
Pasi mungoi në kampin stërvitor të Portugalisë, i cili tashmë ka përfunduar, Ronaldo është gati të rikthehet në fushë.
Ai është thirrur për ndeshjen e sotme të Ligës Profesionale Saudite kundër Al-Najma.
Dueli midis liderëve të ligës dhe ekipit të fundit në ligën saudite do ta shohë CR7 përsëri në aksion, siç njoftoi klubi i tij në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë javës së kaluar, Ronaldo ka punuar shumë për t’u stërvitur dhe për t’u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi më 28 shkurt në një ndeshje kundër Al-Fayha. Një dëmtim në kofshën e djathtë e mbajti jashtë për të gjithë muajin mars.









