TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

by TËVË 1
5 muaj ago
3
A A
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu lidhur me vrasjen e Bedri Rexhepit

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë për dënim me burgim të përjetshëm ndaj Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu, të shpallur fajtorë për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Sipas vendimit të publikuar të premten, Apeli i ka hedhur poshtë si të pabazuara ankesat e të dënuarve, të cilët kishin kërkuar ulje të dënimit.

Në aktakuzë thuhet se gjatë periudhës nga 9 janari deri më 8 prill 2021, dy vëllezërit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me qëllim përfitimi material. Ata dyshohet se e kishin mashtruar viktimën duke i ofruar për shitje dy automjete në vlerë prej 30 mijë eurosh.

Më 8 prill 2021, Rexhepi kishte shkuar në shtëpinë e njërit prej të pandehurve, ku sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu e kishte mbytur duke e ngufatur, me bindjen se viktima kishte me vete shumën e plotë të parave. Megjithatë, tek ai ishin gjetur vetëm 8 mijë euro, të cilat më pas i kishin ndarë mes vete.

Pas krimit, trupin e pajetë e kishin fshehur në katin e tretë të shtëpisë dhe më pas kishin tentuar të zhdukin gjurmët duke e varrosur. Ndërkohë, Nexhat Vllasaliu kishte dërguar veturën e viktimës në arat e fshatit Shushicë në Graçanicë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të vëllain.

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepi u zbuluan më 30 shtator 2022, më shumë se një vit pas vrasjes, në zonën e njohur si Mali i Madh në Vllasali të Novobërdës.

“Duke i vlerësuar të gjitha rrethanat e përshkruara si në këtë aktgjykim, kolegji gjykues është i bindur se me dënimin e shqiptuar me burgim të përjetshëm sikurse në dispozitiv të aktgjykimit, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandalojë kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, të parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga veprat penale dhe të shprehë gjykimin shoqëror për veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, të paraparë në nenin 38 të KPK”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Tags: Bedri Rexhepiburgim i përjetshëmGjykata e ApelitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

​Osmani: Kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Republikës së Kosovës

Kryesia e LDK-së mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës

Kryesia e LDK-së mbështet nominimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BSK, numri i të dyshuarve shkon në 69

Selmani ia dedikon Kosovës suksesin në Lojërat Mesdhetare

Barcelona zyrtarizon Gabriel Jesusin

Barcelona zyrtarizon Gabriel Jesusin

KFF Mitrovica eliminohet nga Evropa

KFF Mitrovica eliminohet nga Evropa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën