TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me kë u takua dhe kë vizitoi Kurti në Bosnje e Hercegovinë?

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Me kë u takua dhe kë vizitoi Kurti në Bosnje e Hercegovinë?

Kryeministri i Kosovës ka vazhduar takimet në Bosnje e Hercegovinë ku ka takuar anëtarin kroat të presidencës Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Dy anëtaret falënderuan, Kurtin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës edhe këtë të premte ka qëndruar në Bosnje e Hercegovinë.

Ai  është takuar me dy anëtarë të presidencës tre paleshe të këtij shteti.

Pas takimeve të ndara që Kurti pati me anëtarin kroat të presidencës, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq, nga zyra e Kryeministrit dhanë detaje rreth temave të diskutuara.

“U shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim. Kryeministri theksoi se njoftimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes një postimi në facebook, anëtari kroat i Presidencës, Komshiç falënderoj Kurtin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Vlerësojmë një hap të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe, për këtë arsye, të pazakontë. Ky veprim sigurisht do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare”, tha Komshiç.

Edhe anëtari boshnjak i presidencës së Bosnje e Hercegovinës kërkoj bashkëpunimin ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Derisa shkroi edhe rreth njohjes së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina.

“Sot nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, sepse të gjithëve u është bërë e qartë se për një vendim të tillë nevojitet konsensus në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Njerëzit e përgjegjshëm gjithmonë duhet të këmbëngulin në respektimin e parimeve të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por edhe në biseda konstruktive për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Procesin e Berlinit. Askush nuk do të lejohet të mendojë se mund të disiplinojë udhëheqësit e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të përcaktojë me kë, ku dhe kur mund të bisedojnë. Kjo është diçka që duhet ta harrojnë përgjithmonë”, tha anëtari boshnjak i Presidencës, Denis Beqiroviq.

Kryeministri Kurti të premten bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës ku ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai nisi vizitën në Sarajevë më 5 dhjetor dhe gjatë qëndrimit në Bosnje do të mbajë edhe një fjalim në një konferencë për raportet rajonale që organizohet nga “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Për shkak të vizitës së Kurtit në Sarajevë, më 5 dhjetor ministrat nga Republika Sërspak thanë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën