TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Me gomone në Angli, azilantëve të La Manshit u është lejuar e drejta e punës

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Me gomone në Angli, azilantëve të La Manshit u është lejuar e drejta e punës

Gazeta pro-qeveritare dhe ndër më të angazhuarat në çështjet e emigracionit, “Daily Telegraph”, është pikërisht ajo që njofton se Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit u ka dhënë mundësinë azilkërkuesve të ardhur përmes La Manshit me gomone, që të punojnë në sektorin e kujdesit për të moshuarit, ndërtim apo në bujqësi.

Emigrantëve të La Manshit ose përndryshe Kanalit anglez, kjo e drejtë u është dhënë në mënyrë të heshtur, ndërkohë që ata kanë vazhduar të kenë akses në hotelet e ofruara për akomomodin e tyre në bazë të skemës zyrtare të strehimit. Rreth 16 mijë azilkërkuesve u është dhënë kjo e drejtë e punës nga të ardhurit në 2022, kur shifra ishte më e lartë prej rreth 45 mijë vetëve dhe kur shqiptarët anatemoheshin se kishin pushtuar Britaninë.

Këta azilkërkues kanë marrë faktikisht të drejtën e punës në sektorët e njohur me mungesat më të mëdha në ekonominë britanike dhe paguheshin deri në 80 për qind të normës së pagesës zyrtare, ndërkohë që nëse fitonin më shumë se 49 stërlinat që merrnin në javë si ndihmë sociale ata hiqnin dorë prej kësaj shumë të dhënë nga shteti.

Ky fakt bie ndesh me perceptimin publik se azilantet e La Manshit mbaheshin nëpër hotele dhe nuk u lejohej të punonin, ndërkohe që babai i Brex-it, Nigel Farage që po sfidon konservatorët në pushtet për zgjedhjet e ardhshme dhe pritet t’u marrë shumë deputetë me partinë e tij të re, Partia e Reformës, thotë se kjo skemë mund të veprojë si një “faktor nxitës” për të inkurajuar emigrantët të vijnë ilegalisht në Britani.

Kjo është katastrofë, thotë Farage, dhe nëse trafikantët reklamojnë vende pune dhe strehim, më shumë do të duan të vijnë në Britani, ndërkohe që plani i Ruandës bëhet totalisht irelevant në krahasim me këtë skemë”.

Rishi Sunak këtë javë pritet të ndeshet në Dhomën e Lordëve për planin e tij të Ruandës pasi kërkon fillimin e fluturimeve të riathdhesimit këtë pranverë, pikërisht në vitin e zgjedhjeve, por sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se 50 për qind e të anketuarve nuk kanë besim se plani i Ruandës, i paraqitur nga qeveria do të frenojë ardhjen e emigrantëve të rinj me gomone përmes La Manshit. Madje kjo, sipas tyre, do t’i bëjë të votojnë më shumë për opozitën në zgjedhjet e reja të këtij viti./Top Channel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

​Dhjetë zjarre aktive në Maqedoni të veriut, mjetet ushtarake kthehen për zjarrfikje

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

Plani i Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve po cilësohet si krijim i kampeve të përqendrimit

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

44 herë në sallë, asnjëherë marrëveshje

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Tre burra shpallen fajtorë për zjarrvënie në Londër të lidhur me Wagner-in

Musliu: LDK-ja është frikacake, s’merr vendime – e ka lënë Kosovën mbrapa

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Brahimaj: Nuk e votoj në asnjë rrethanë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

Deliu-Kodra pret që të zbardhen detajet për vdekjen e 27-vjeçarit

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

LIVE: DEPUTETËT MBLIDHEN SËRISH – DËSHTIM APO KONSTITUIM?

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

“Pa drejtësi, s’ka qetësi”, vendosen pankarta pranë stacionit policor dhe gjykatës në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X