TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Më 3 dhjetor Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel: Në fokus Rusia, mbështetja për Ukrainën dhe siguria në Ballkan

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Më 3 dhjetor Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel: Në fokus Rusia, mbështetja për Ukrainën dhe siguria në Ballkan

Më 3 dhjetor 2025, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Bruksel për të shqyrtuar progresin e arritur që nga Samiti i Hagës në qershor dhe për të nisur përgatitjet për Samitin e radhës të krerëve të shteteve dhe qeverive aleate, i paraparë të mbahet në Ankara më 7–8 korrik 2026.

Sipas një zyrtari të lartë të NATO-s, i cili foli pas një takimi informues me gazetarë nga Ballkani Perëndimor, Rusia, Ukraina dhe Moldavia, axhenda ministrore do të fokusohet në kërcënimet aktuale të sigurisë, veçanërisht në sjelljen gjithnjë e më të pamatur të Rusisë përgjatë krahut lindor të Aleancës.

Ai rikujtoi se pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Poloni nga dronët rusë në shtator, NATO aktivizoi operacionin Eastern Sentry, që sipas tij i ka shtuar fleksibilitet dhe forcë qëndrimit mbrojtës të Aleancës në Detin Baltik dhe në gjithë lindjen.

Ministrat pritet të diskutojnë edhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë takimin e Këshillit NATO–Ukrainë me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

“Siguria e Ukrainës është e lidhur ngushtë me atë të Aleancës,” theksoi zyrtari, duke shtuar se është jetike që Kievi të marrë ndihmën ushtarake urgjente për të mbrojtur veten dhe për të penguar agresionet e ardhshme.

Ai përmendi gjithashtu rolin kyç të komandës në Wiesbaden, që merret me Ndihmën dhe Trajnimin e Sigurisë për Ukrainën, si dhe Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL), e cila mundëson pajisje nga rezervat amerikane me financim nga aleatët e NATO-s.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit do të jetë situata në Ballkanin Perëndimor, të cilën Aleanca e konsideron zonë me rëndësi strategjike në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike.

Teve1 është mediumi i vetëm nga Kosova që po merr pjesë në këto takime të mbyllura për publikun, dhe do të përcjellë zhvillimet nga tre ditët e ardhshme të punimeve të Ministrave të Jashtëm të NATO-s./Tëvë1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si po rrezikojnë sigurinë e vendit armëmbajtjet pa leje?

Si po rrezikojnë sigurinë e vendit armëmbajtjet pa leje?

Lista Serbe ankimon zgjedhjen e Nenad Rashiq në Kushtetuese

Lista Serbe kundërshton vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare, paralajmëron ankesë

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

KQZ-ja merr vendim, pezullon një parti politike

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Vetura godet disa të rinj në Kodrën e Trimave, tre të lënduar

​Janiq e përsërit: ShBA, draft për njohjen Kosovë–Serbi

​Janiq e përsërit: ShBA, draft për njohjen Kosovë–Serbi

Përgjumja gjatë ditës – Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar

Përgjumja gjatë ditës – Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar

LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

LDK: Funksionimi i shtetit s’mund të ndërtohet pa dialog politik e kompromis

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Nga 60 kërkesa për falje, presidentja Osmani fal vetëm një të dënuar

Nga 60 kërkesa për falje, presidentja Osmani fal vetëm një të dënuar

Si po rrezikojnë sigurinë e vendit armëmbajtjet pa leje?

Si po rrezikojnë sigurinë e vendit armëmbajtjet pa leje?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën