tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

MD thotë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në IML

tëvë1 nga tëvë1
21/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zjarrit që përfshiu mëngjesin e sotëm objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ministria e Drejtësisë bën të ditur se në vendgjarje është duke qëndruar zëvendësiminstri, Blerim Sallahu.

MD-ja njofton se Sallahu po qëndron aty për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar, teksa thonë se shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, raporton teve1.info

Teksa theksohet se si pasojë e zjarrit janë përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit.

“Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq rreth rastit, detaje kanë dhënë edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës. Zëvendëskomandanti i Brigadës, Abdusamet Shkodra bën të ditur se zjarri në IML është lokalizuar dhe është nën kontroll, ndërsa thuhet se nuk ka pasur të lënduar.

Sipas informatave të tyre, zyra e djegur është e drejtorit, teksa dëme materiale kanë qenë dokumente të IML-së. /Teve1.info/

Nga zjarri në IML janë dëmtuar disa dokumente

Idrizi: Të gjitha shkollat e qytetit kanë nga një psikolog, migrimi ka ndikuar që disa të mbyllen

01/12/2023

Idrizi: Humbjet nga falja e tatimit në pronë planifikojmë t’i mbulojmë me inkasimin e borxheve

01/12/2023

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01/12/2023

I arrestuari i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

01/12/2023

Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

01/12/2023

Agjencia për Barazi e dënon ashpër vrasjen e Liridona Murselit

01/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.