TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllet përkohësisht Pishina e Gërmisë, zhgënjehen qytetarët

Pishina e Gërmisë është mbyllur përkohësisht, pas një kërkese të Inspektoratit Sanitar, ndërsa rihapja e saj do të bëhet vetëm pasi të përfundojnë analizat e mostrave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

by Jona Kelmendi
3 muaj ago
1 0
A A

Ditën e nxehtë të verës zgjodhën ta kalojnë në “Pishinën e Gërmisë” në kryeqytet.

Por, më të arritur tek dyert e saj, qytetarët e kuptuan se të mërkurën ishin të mbyllura.

Krejt kjo meqë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës mori mostra për analizimin laboratorik të ujit të kësaj pishine.

E për këtë mbyllje të përkohshme, duket se nuk ishin në dijeni vizitorët.

“Unë erdha nuk kom pas njohuri që ka qenë e mbyllur, vetëm kom dëgjua së është hap edhe jam gzu se shkojmë freskohemi”, u shpreh Aferdita Gumlia – qytetare.

“Jo se kom pa, unë çdo ditë vi nga 3-4 orë, keq boll pse me mbyll”, tha Mehmet Fazliu një tjetër vizitor që të mërkurën ishte në pishinë.

Ndërkohë, drejtuesit e ndërmarrjes që menaxhojnë Pishinën e Gërmisë thonë se deri më tani nuk kanë pranuar ankesa nga vizitorët për ujin.

“Uji kontrollohet edhe prej stafit të brendshëm sepse e kemi mikrobiologun të punësuar, faktikisht në suaza javore i bën analizat dhe i dërgon si raport të cilat ne i kemi të dokumentuara, ndërsa IKSHPK është ftuar i cili duhet me vepru, kanë ardhë sot i kanë marrë mostrat ne i respektojmë rregullat e tyre edhe po presim, sipas gjitha gjasave vlerat janë normale”, tha Bardh Krasniqi – “NPL sport marketing”.

E ai që e njoftoi IKSHPK-në thotë se është Enver Redenica nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Ky i fundit thotë se në drejtim të tij, shkuan shumë ankesa nga qytetarët për cilësinë e ujit në këtë pishinë.

“Qytetarët këto ditët e fundit kanë bo ankesa në drejtim meje si asamblist i VV të cilët kanë vërejt që uji ka probleme dmth është shumë i papastër, unë mendova që po rregullohet kjo punë por kaluan disa ditë dhe qytetarët bënin ankesa rregullisht iu drejtova IKSHPK-së për inspektim të ujit me shiku se a është uji i pastër. Nuk janë në gjendje një aparat për filtrimin e ujit me ble edhe me këtë unë mendoj që ka bë vepër penale për arsye po rrezikojnë jetën e qytetarëve, e vitin e kaluar kemi pasë edhe qytetar të lënduar në këtë pjesë”, tha ai.

Ndërkohë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thonë se analizat laboratorike janë në proces.

“Pas pranimit të kërkesës, IKSHPK ka ndërmarrë procedurat për marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave laboratorike, në përputhje me procedurat standarde të punës”, thuhet nga IKSHPK.

E derisa IKSHPK të dal me rezultatet, qytetarëve të Prishtinës do t’u duhet të gjejnë alternativa të tjera për t’u freskuar në ditët e nxehta të verës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën