TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

by tëvë1
1 orë ago
1
A A
Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Është mbyllur për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore.

Vendim është marrë nga gjykatësi pas propozimit të Florent Latifaj avokat i ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe Feim Alaj, avokat i Irfan Lipovicës.

Vendim është marrë nga gjyqtari pas propozimit të Florent Latifaj avokat i ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe Feim Alaj, avokat i Irfan Lipovicës.

“Pas marrjes së mendimeve dhe propozimeve të palëve në procedurë, merr aktvendim aprovohet propozimi i avokatit Florent Latifaj dhe mbrojtësit Feim Alaj, lidhur me mbylljen e seancës për publikun, ashtu që Gjykata mbyll seancën e shqyrtimit gjyqësor”, tha gjyqtari Avni Syla.

Ai u ka tërhequr vërejtjen të gjithëve që nëse gjatë gjykimit zbulojnë informacion konfidencial në publik do të mbahen përgjegjës.

Ai tha se do të nxjerrë aktvendim të veçantë lidhur me këtë çështje.

Valdet Gashi – prokuror special, tha se shqyrtimi duhet të jetë i hapur në përjashtim të situatave të caktuara.

“Mendojmë se shqyrtimi gjyqësor duhet të jetë i hapur, në përjashtim të situatave kur diskutohet gjatë shqyrtimi gjyqësor për pjesët që janë konsideruar si sekrete nga ana e prokurorisë e që janë paraqitur në aktakuzë. Mendoj se mund ta bëjmë një koordinim se kur mund të jenë seancat e hapura dhe kur të mbyllura”, tha ai.

Florent Latifaj – avokat i ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kundërshtoi qëndrimin e prokurorit speciale.

Ai tha se as avokatët e as hetuesit nuk kanë të drejtë qasje në dokumentet që kanë të bëjën me sekretet shtetërore.

“Përpos që nuk jam pajtuar me hetimin dhe aktakuzën e kësaj prokurorie, nuk po pajtona as me qëndrimin e prokurorit special sa i përket kërkesës së Gjykatës për t’u deklaruat se a duhet të mbahet shqyrtimi gjyqësor i hapur apo i mbyllur. Siç e dëgjuam këtu kemi të bëjmë me sekrete shtetërore, e asnjë nga ne avokatët e nga hetuesit, nuk kanë pasur të drejtë e nuk kanë as sot që të kenë qasje në ato dokumente. Aty besoj se përfshihet edhe kryetari i trupit gjykues. Për çka kolegu Feim Alaj ka marrë një përgjigje nga institucioni relevant për këtë çështje siç është AMIK, të cilët kanë theksuar se ne si mbrojtës por edhe personat e tjerë të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në dokumente të klasifikuara si sekret, nuk kemi të drejtë as t’i shohim e as t’i prekim ato dokumente. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse ato dokumente janë të deklasifikuara. Këto dokumente që quhen si sekrete kanë kaluar në duart e së paku 20 personave të cilët nuk kanë pasur certifikatë sigurie, prandaj kërkojnë që seanca të jetë e hapur sikur nuk ka ndodhur asgjë. Konsideroj se pa deklasifikimin e këtyre dokumenteve asnjë seancë nuk mund të mbahet e hapur. Propozoj që të mbyllet seanca për publikun”, tha ai.

I të njëjtin mendim ishte edhe Feim Alaj – avokat i Irfan Lipovicës.

“Minimizimi apo redaktimi nuk e ndryshon statusin juridik të dokumentit të klasifikuar. Andaj, e tërë dosja është e klasifikuar, nuk kemi të bëjmë me fjalë apo fjali. Ne si jurist duhet të kemi kujdes kur veç kemi informata të pranuara zyrtarisht nga Agjencioni për Mbrojtjen e Informacionit, për të cilin ligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, sqaron se ky ligj zbatohet nga të gjitha institucionet për të gjithë personat fizikë dhe juridik. Gjykatës i propozoj që ta obligojë prokurorinë speciale që ta iniciojë procedurën për deklasifikim të dosjes së rezervave shtetërore, e më pas të vendosë nëse seancat do të mbahen të hapura apo të mbyllura”, tha ai.

Nazim Mehmeti – avokat Hafiz Garës tha se kanë pranuar aktakuzën e redaktuar.

“E kemi pranuar aktakuzën të redaktuar në disa pjesë nga ana e prokurorit të shtetit, ku paraqitet edhe dilema se a kemi të bëjmë me informacion sekret apo josekret. Që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një dokument sekret, pasi është bërë në mënyrë të kundërligjshme nga ana e klasifikuesit, që nuk i plotëson kriteret në bazë të ligjit për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Pasi jemi në një dilemë se a të mbahet seanca e mbyllur apo jo, unë si avokat mbrojtës për ligjshmërinë e dokumentit i cili konsiderohet sekret, kërkoj dhe i propozoj Gjykatës të merr një vendim dhe të bëjë një vlerësim se a ka qenë ligjshëm apo jo ky dokument, është interes publik që të dihet se a është kjo çështje sekret apo jo” u shpreh ai.

Avokat i Ridvan Muharremit, kritikoi rrjedhën e informacioneve duke thënë se është humbur besimi në prokuroi dhe polici.

“Kjo procedurë e filluar për më tepër se dy vite, synimet e së cilës e kanë përcjellë ngjarje të shumta e komente të jashtëzakonshme, e pse jo edhe propaganda të pavenda. Duke nisur nga publikimi i rastit tri ditë para arrestimit të klientit tim, një portal ka dalë me lajm se do të dalë një skandal që do ta trondisë Kosovën. Është përjashtuat besimi në prokurori e polici. Rrjedha e cila ka ndodhur deri në ditën e sotme, më nuk mund të flasim për dokumente të klasifikuara, pasi tani ka kaluar në një stad më të lartë të konfidencialitetit dhe ka hyrë në fushën e fshehtësisë publike për të cilën është njoftuar i gjithë opinioni. Nuk kemi pranuar të marrim shkresat e lëndës nga prokuroria, përkundër ftesës, për shkak të ekzistimit shumë të bazuar se edhe ne mund të përfundojmë në cilësinë e personave të dyshuar. Sa i përket çështjes së publicitetit të seancës, unë nuk do të deklarohem por do t’ua lë juve si kryetar i trupit gjykues që të vendosni”, tha ai.

Tags: mbyllja per publikunrezervat shteteroreseanca fillestsreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Pse qajmë nga gëzimi?

Pse qajmë nga gëzimi?

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën