TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllet çerdhja e re në Mitrovicë për shkak të problemeve me rrymën

by teve1
7 orë ago
2
A A
Mbyllet çerdhja e re në Mitrovicë për shkak të problemeve me rrymën

Çerdhja “Dritë Dielli” në Shipol të Mitrovicës, e përuruar më 1 tetor 2025, ka dy javë që ka mbetur pa energji elektrike dhe pa asnjë njoftim nga administrata, ndërsa prindërit presin sqarime për hapjen e saj.

Një prind, që kërkoi të mbetet anonim ka treguar se çerdhja ka qenë jofunksionale për më shumë se dy javë për shkak të një shtylle elektrike të prishur.

“Dy javë jemi në pritje dhe nuk kemi asnjë lajmërim për mosvazhdimin e punës. Na kanë dërguar vetëm një foto që tregon se KEDS-i e ka rregulluar shtyllën që ka qenë problemi. Nëse mundeni të shihni, aty është vendosur një shtyllë betoni. Problemi, sipas tyre, ka përfunduar, por nuk kemi asnjë lajmërim tjetër, pa asnjë përgjegjësi, vetëm na thanë që nuk punon dhe kaq”-shprehet prindi për KosovaPress.

Sipas tij, situata ka kaluar pa asnjë informacion edhe gjatë vikendit, duke e bërë problemin të vazhdueshëm dhe duke shtuar paqartësitë për hapjen e çerdhes dhe pagesat e muajit dhjetor.

Po ashtu, Olti Ahmeti, prind i një fëmije në çerdhen “Dritë Dielli”, ka treguar se djali i tij ka qëndruar një javë në shtëpi për shkak të ndërprerjes së energjisë.

“Po, jam në dijeni vetëm në atë pjesë që djali im qe një javë ka qëndruar në shtëpi, sepse çerdhja ka pasur një problem teknik”- ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se aq sa ka mundur të marrë informata nga disa punonjës aty, kanë thënë që problemi është vetëm transferimi i orës nga brenda në shtyllën elektrike jashtë.

Punëtori teknik i kësaj çerdheje tha se objekti është funksional, por aktualisht nuk ka energji elektrike për shkak të defektit në shtyllën e rrymës.

“Po, funksionale është kjo, por nuk ka rrymë. Kjo shtyllë është me defekt, kanë me vendos një orë të rrymës aty. E kanë sjellë shtyllën e re, janë duke ngjitur një orë të re dhe kjo shtyllë e vjetër ka me u largu. Për këtë nuk punohet brenda”- tha punëtori teknik.

Nga KEDS-i kanë thënë se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në objekt ka ndodhur për shkak të një kyçjeje të parregullt në rrjet.

“Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në atë objekt ka ndodhur si rezultat i një kyçjeje të parregullt në rrjetin elektrik. Duke qenë se bëhet fjalë për një çerdhe fëmijësh, kemi vepruar me kujdes të shtuar, por njëkohësisht kemi detyrimin ligjor të zbatojmë rregullat dhe procedurat e përcaktuara për sigurinë e rrjetit dhe të konsumatorëve”- thuhet në përgjigjet me shkrim.

Nga KEDS-i kanë shtuar se kanë kërkuar nga komuna të fillojë dhe të ndjekë procedurat zyrtare për lidhjen e re të energjisë, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregulloret përkatëse.

“Vetëm pas kompletimit të këtyre hapave, objekti mund të furnizohet me energji elektrike në mënyrë të rregullt dhe të sigurt. Ne mbetemi të gatshëm ta asistojmë komunën në çdo hap teknik që kërkohet, me qëllim që çerdhja të rifurnizohet sa më shpejt me energji elektrike, në përputhje me standardet dhe praktikat e aplikueshme“- thuhet nga KEDS.

Ndërsa, ushtrues detyre drejtoresha e çerdhes “Dritë Dielli”, Naxhije Hamiti e pyetur për gjendjen në të cilën është kjo çerdhe, ajo tha se duhet t’i drejtohemi drejtorisë së arsimit.

“Ju lutem, për sqarime drejtoheni tek Drejtoria e Arsimit, në Mitrovicë”- tha Hamiti.

KosovaPress ka tentuar të marrë sqarime edhe nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi këtë çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Vetëm gjashtë subjekte kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Cagliari mposht Romën

Cagliari mposht Romën

Shifrat magjike të Shaqirit te Baseli

Shaqiri i kthehet golave

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Ardian Kastrati largohet nga PDK, i bashkohet AAK-së

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Haradinaj: 129 është numri i AAK-së, Kosova na thërret

Hamza: 130 është numri i fitores

Hamza: 130 është numri i fitores

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën