Mbrojtja e ish presidentit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga trupi gjykues që të jetë më i prerë në vendime në lidhje me disa prova.
Pasi sipas mbrojtjes po tentohet që të pranohen prova për një pretendim që nuk përfshihet Thaçi në dosjet e prokurorisë.
Kështu që ata kërkojnë nga gjyqtarët e çështjes së Thaçit, të mos e lejojnë këtë, me arsyetimin se cenohet edhe mbrojtja e tyre.
“Trupi gjykues më parë ka gjetur se as aktakuza dhe as dosja e procedurës paraprake nuk përmbajnë ndonjë pretendim se z. Thaçi ka marrë pjesë personalisht në arrestimin dhe/ose keqtrajtimin e [REDAKTUAR]. Më tej ata gjetën, se çdo pretendim i tillë nuk është pjesë e rastit të prokurorisë siç është deklaruar në aktakuzë dhe se ZPS-ja nuk dha njoftim të qartë për këtë. Për pasojë, pranimi i provave që e mbështesin këtë pretendim të papërfshirë, do të ishte “shumë paragjykuese për mbrojtjen”.
Andaj shumë e rëndësishme po shihet puna e mbrojtjes në këtë situatë, për ta bindur Gjykatën që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë këtë çështje.
“Nuk kam parë ndonjë provë aq e mbështetshme ligjërisht, për t’u vënë në fajësi liderët. Megjithatë, Gjykata është ajo që i vlerëson, ajo që i peshon dhe besoj se edhe mbrojtja e tyre po e bënë punë e vet në mënyrë që ta bind Gjykatën se ato prova, janë prova me të cilat nuk mund të fajësohen dhe ngarkohen liderët tanë”, ka thwnw avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi.
E kjo po vlerësohet nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Pagjeturve, edhe si skenar i radhës nga ana e Prokurorisë, të bazuar në dëshmitarë të rrejshëm.
“Ata po mundohen të skenojnë me aq sa kam mundur të shoh. Mundohen të skenojnë, skenarë të ndryshëm nga dëshmitarë të rrejshëm. Të gjithë dëshmitarët atje, po ua garantoj se janë të gjithë të rrejshëm, ka thwnw Ahmet Grajçevci.
Mbrojtja në parashtrimin e saj, thotë se në dosjen paraprake të ZPS-së, për keqtrajtimin e personit me identitet të mbuluar, janë dhënë shprehimisht emrat e katër autorëve të dyshuar, në mesin e të cilëve sipas tyre, nuk është Thaçi.
Kështu, mbrojtja kërkon nga trupi gjykues që ta urdhërojë ZPS-në që t’i përjashtojë pyetjet në lidhje me përfshirjen e pretenduar të drejtpërdrejtë të z. Thaçi në arrestimin dhe/ose keqtrajtimin e [REDAKTUAR]; dhe të largohen referencat për një përfshirje të tillë të supozuar nga çdo material i ZPS-së.