TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbreti spanjoll përballet me turmat e zemëruara në zonën e vërshimeve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Mbreti spanjoll përballet me turmat e zemëruara në zonën e vërshimeve

Mbreti Felipe VI i Spanjës është përballur me protestues të zemëruar keq, teksa ka vizituar rajonin Valencia, i cili ka regjistruar vërshime të pashembullta në ditët e fundit.

Në disa pamje, banorët e zonës janë dëgjuar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” dhe kanë hedhur baltë në drejtim të mbretit, i cili është pyetur pse nuk është bërë asgjë për të shmangur tragjedinë.

Vërshimet më të këqija në Spanjë, në dekada, kanë lënë lagje të tëra të mbuluara nga balta dhe dhjetëra makina të rrokullisura njëra mbi tjetrën.

Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur si pasojë e vërshimeve dhe ka ende persona të zhdukur.

Ekipet për kërkim-shpëtim janë duke bërë përpjekje që të gjejnë ndonjë të mbijetuar, shkruan REL.

Banorët janë tejet të zemëruar për, siç thonë ata, mungesën e paralajmërimit dhe mbështetjes së duhur nga autoritetet pas vërshimeve.

Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e kanë vizituar Paiportan, njërën prej qytezave të prekura më së keqi.

Të shtunën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka urdhëruar angazhimin e 10.000 ushtarëve dhe policëve shtesë në zonën e prekur nga vërshimet.

Ai ka thënë se ky është angazhimi më i madh ushtarak në Spanjë në kohë paqeje.

Mirëpo, ai ka deklaruar se është i vetëdijshëm që përgjigjja nuk ka qenë “e mjaftueshme” dhe i ka pranuar “problemet e mëdha dhe mungesat”.

Tags: SpanjaValenciavershime
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën