Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se mbledhja e radhës së Kryesisë së Kuvendit do të mbahet të premten nga ora 10:00.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në rend dite është propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

Postime të ngjashme

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist