Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar trendin pozitiv në mbledhjen e të hyrave tatimore gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti, duke realizuar mbi gjysmë miliard euro të hyra.
Sipas të dhënave të ATK-së, për periudhën janar–maj 2026 janë mbledhur gjithsej 517.4 milionë euro tatime.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore janë rritur për 57 milionë euro, që përbën një rritje prej 12.4 për qind.
ATK vlerëson se ky rezultat është arritur falë aktiviteteve operative në terren, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe rritjes së përgjegjshmërisë institucionale brenda administratës tatimore./teve1.info/







