TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 9 milionë euro dëmet e vërshimeve në Mitrovicë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 9 milionë euro dëmet e vërshimeve në Mitrovicë

Vërshimet e fundit në territorin e Komunës së Mitrovicës të Jugut, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 9 milionë e 100 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Arian Tahiri.

Vërshimet të cilat kanë ndodhur në janar të këtij viti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike, bujqësinë etj.

E nënkryetari Tahiri tha se kanë ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.

“Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për ndihmën e komunës ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet, ai ka falënderuar edhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe organizatat bamirëse gjithandej trojeve shqiptare, të cilët, siç u shpreh ai, kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në momentet më të duhura, në mënyrë që qytetarët ta tejkalojnë sa më lehtë këtë sfidë, raporton KP.

Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.

“Tek mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri.

Tags: dëmemitrovicevershimet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Broja e Daku në “rrezik”, Sylvinho ka gati dy opsione të tjera për sulmin

Broja e Daku në “rrezik”, Sylvinho ka gati dy opsione të tjera për sulmin

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Ish-kapiteni i Brazilit në mbështetje të Neymarit: Duhet të jetë në Botëror, është dhimbje koke për kundërshtarët

Ish-kapiteni i Brazilit në mbështetje të Neymarit: Duhet të jetë në Botëror, është dhimbje koke për kundërshtarët

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkon leje nga klubi për probleme psikologjike

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkon leje nga klubi për probleme psikologjike

Shazam tani mund të përdoret direkt në ChatGPT

Shazam tani mund të përdoret direkt në ChatGPT

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën