TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 600 garues marrin pjesë në garat e Ligave Universitare

by tëvë1
12 muaj ago
4
A A
Mbi 600 garues marrin pjesë në garat e Ligave Universitare

Sportet si Beach Volleyi, Shahu, Futsalli, Pingpongu, Basketbolli 3×3 dhe Tenisi nga sot do t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre edhe në formën e ligave në kuadër të garave universitare, duke u bërë kështu ky edicioni i tretë i zhvillimit të këtij formati

Kjo është bërë e mundur nga bashkëpunimi ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Sporteve Universitare, Musa Selimi, theksoi se qëllimi kryesor i këtyre garave është masovizimi i sportit duke nisur nga shkalla universitare duke bërë të mundur që përmes këtij aktiviteti të dalin në pah edhe emra që mund të shkëlqejnë në një të ardhme të afërt për Kosovën.
“Sot në regjistrimin e tyre i kemi rreth 600 garues që gjatë tre muajve të ardhshëm do të garojnë me shpirtin e tyre, me motivin e tyre shtesë të cilët e kanë kuptuar drejtë se roli i sportit de lëvizja është mjet për jetesë që na ndihmon në zhvillimin dhe avancimin edhe profesional edhe akademik. Prandaj, më këtë rast dua të nënvizoj që këto gara do të sjellin edhe fituesin më të mirë, do të sjellin kampionët në Ligat Universitare që do të shpërblehen me shumat të cilat i ka përcaktuar Federata e Sporteve Universitare të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Rëndësinë e këtij aktiviteti e theksoi edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasnqi. Ai tha studentët e universiteteve sportive janë ata që frymëzojnë gjeneratat pasuese për t’u marrë me sport dhe kjo pastaj krijon një zakon të shëndetshëm të angazhimit aktivitete të tilla. Ai siguroi se Komiteti Olimpik i Kosovës do të garantojë mbështetje për studentët dhe të gjithë ata që gjejnë hapësirën për organizime të tilla.

“Sot po shihet që shumë studentë e shumë sportistë janë të pranishëm, edicioni i tretë çdo vit më i madh e më i madh dhe kjo më bën mua krenar si kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës që kam president të tillë që bëjnë organizime të ndryshme të këtij lloji. Kjo ndikon posaqërisht në ngritjen e nivelit të sportit në Kosovë dhe në promovimin e vlerave olimpike në të gjithë Kosovën”, deklaroi Krasniqi.

Kurse përfaqësuesi i Ministrisë për Sport, Fidan Shatri tha se të gjithë studentët kanë nevojë për më shumë aktivitete fizik sepse aktiviteti fizik, sipas tij, është pararojë e lirisë.

“Kemi nevojë për punë edhe më të madhe duke e ditur që sporti universitar në çfarë niveli ka qenë, në çfarë stadi ka ardhur dhe atë se ku do të shkojë, edhe si ministri kemi obligim që të jemi syqelë karshi Federatës së Sporteve Universitare sepse në botën universitare studentët e universiteteve të Prishtinës por edhe të gjithë andej Kosovës kanë nevojë për aktivitet fizik sepse aktiviteti fizik të bën të ndihesh më mirë dhe aktiviteti fizik edhe i popullit por edhe i studentëve është si një pararojë e lirisë të cilën ne e gëzojmë sot”, theksoi Shatri.

Në këto gara, për rreth tre muaj do të marrin pjesë 600 garues në kategoritë e meshkujve dhe të femrave, derisa kampionët e këtyre ligave në fund të marrin pjesë edhe në një garë të përbashkët me klubet nga Shqipëria.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Njësia Speciale ndërhyri pasi e dyshuara për vrasjen në Podujevë ishte mbyllur në shtëpi – detaje nga rasti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën