Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar mbi 200 vendvotime në nivel vendi për anëtarë të Kuvendit Komunal.
Poashtu sipas KQZ-së , janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ku ndonjë problem në funksionimin e platformës së KQZ-së
“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”, ka thënë Elezi.