tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Mbi 1.800 premtime të dhëna nga kryetarët e komunave për katër vjetët e ardhshme

tëvë1 nga tëvë1
15/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

1,819 kanë dhënë kryetarët e 27 komunave të Kosovës gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2021.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti GAP, në zgjedhjet e fundit lokale numri i premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit ka qenë më i madh se ato të 4 viteve më parë, ku gjithsej kanë qenë 913 premtime.

“Duke qenë se në komunat me shumicë serbe nuk është zhvilluar fushatë aktive, në 27 komunat tjera të Kosovës Instituti GAP ka evidentuar dhe konfirmuar 1,819 premtime të dhëna, në krahasim me 913 premtime në mandatin e kaluar”, thuhet në komunikatën e GAP, përcjellë teve1.info.

Numrin më të madh të premtimeve e ka dhënë kryetari i Prishtinës, me gjithsej 206 premtime, pastaj ai i Mitrovicës me 123 premtime, i treti radhitet kryetari i Gjilanit me 109 premtime, i Shtimes me 107 premtime dhe kryetari i Kaçanikut me 94 premtime. Numri më i vogël i premtimeve është dhënë nga kryetari i Vitisë me gjithsej 19 premtime, pastaj ai i Deçanit me 20 premtime dhe i Pejës me 25 premtime.

Shikuar sipas fushave, numri më i madh i premtimeve është dhënë në fushën e shërbimeve publike me gjithsej 381 premtime dhe në fushën e arsimit me 270 premtime. Për dallim nga mandatet e kaluara, këtë mandat, më shumë premtime janë dhënë në fushën e kulturës se sa në atë të infrastrukturës. Në fushën e kulturës janë evidentuar 200 premtime, ndërsa në atë të infrastrukturës një më pak. Në fushën e ekonomisë janë dhënë 175 premtime. Edhe në fushën e shëndetësisë në këtë mandat janë dhënë më shumë premtime, gjithsej 134. Poashtu, në fushën e bujqësisë janë dhënë gjithsej 157 premtimet. Fusha ku më së paku është dhënë premtime është ajo e urbanizmit me 41 premtime.

Në zgjedhjet e fundit lokale për kryetarë/e komunash kanë garuar 165 kandidatë, 158 prej tyre kanë qenë kandidatë të propozuar nga subjektet politike, ndërsa pjesa tjetër kanë garuar nga iniciativa qytetare ose si kandidatë të pavarur. Nga 165 kandidatë, vetëm 11 kanë qenë gra, prej të cilave vetëm dy kanë arritur të bëhen kryetare nga gjithsej 38 kryetarë të zgjedhur.

Për nga shtrirja aktuale politike e komunave, numër të barabartë të komunave, përkatësisht nga tetë komuna kanë fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pesë komuna ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), katër komuna Lëvizja Vetëvendosje, dhjetë komuna Lista Serbe, një komunë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, një komunë Nisma Socialdemokrate dhe një komunë udhëhiqet nga komuniteti turk i Kosovës.

Tags: Kryetaret e komunavepremtimet

Të ngjashëm

LAJMET

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
LAJMET

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
LAJMET

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
LAJMET

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023
LAJMET

Lajçak deklarohet për takimin me Kurtin në Bratislavë

01/06/2023

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me me presidentin Francës, Emanuel Macron, e kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
0

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.