TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç, në banesë.

40-vjeçari Aleks Marku qëllonte me armë brenda banesës dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Me ndërhyrjen e RENA-s, pas disa orësh negociata, 2 fëmijët janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa babai i tyre u vu në pranga.

“Durrës, qëlloi me armë zjarri, nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët. Gjithashtu, RENEA vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov. Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi Aleks Marku, 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç. Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës. Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale. Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim”, njofton Policia e Durrësit, shkruan A2cnn.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite rritet në 493

Pesë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, shifra e përgjithshme rritet në 387

​Dorëhiqet kryeministri i Japonisë

​Dorëhiqet kryeministri i Japonisë

​Të afërmit e viktimave: Pse nuk është vlerësuar ende aktakuza për zjarrin në Koçan?

​Të afërmit e viktimave: Pse nuk është vlerësuar ende aktakuza për zjarrin në Koçan?

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Vdes 2 – vjeçari në QKUK, aksidentalisht ishte lënduar në kokë ditë më parë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

40% e të punësuarve me kredi aktive

Auto Draft

Akuzat e ish-punëtorit të “Trepçës”: Më larguan nga puna për inate personale

Auto Draft

Detaje nga vrasja e së shtunës në Podujevë

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Çka thanë për Gjykatën Kushtetuese, Kurti dhe Konjufca?

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Kurti shpalosi prioritetet e tij pas mandatimit për kryeministër

Paraburgim ndaj dy të dyshuarave për fajde e shpëlarje të parave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X