TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Dorni i lëshuar nga Huthi godet një aeroport në Izrael

Foto: Associated Press

Një dron i lëshuar nga Jemeni nga grupi militant Houthi ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar Ramon në jug të Izraelit, duke detyruar mbylljen e hapësirës ajrore mbi rajonin jugor dhe ndërprerjen e fluturimeve, njoftoi ushtria izraelite të dielën.

Sipas Autoritetit të Aeroporteve të Izraelit, disa dronë u nisën nga Houthit, disa prej të cilëve u kapën jashtë territorit izraelit, por të paktën njëri prej tyre goditi sallën e pasagjerëve të aeroportit afër qytetit turistik Eilat. Një person u plagos lehtë nga copëzat e shpërthimit, sipas shërbimit izraelit të urgjencës Magen David Adom.

Zëvendëskreu i zyrës mediatike të Houthive, Nasruddin Amer, përshëndeti sulmin në rrjetet sociale, duke e quajtur “një operacion ushtarak të veçantë dhe cilësor”. Ai paralajmëroi se “aeroportet e armikut nuk janë të sigurta dhe të huajt duhet t’i largohen për sigurinë e tyre”, duke shtuar se “objektiva të tjerë të ndjeshëm janë nën sulm”, raporton AP.

Ky sulm vjen dy javë pas një sulmi izraelit në kryeqytetin Sanaa të kontrolluar nga rebelët, ku u vra kryeministri i qeverisë së Houthive, Ahmed al-Rahaëi, së bashku me disa ministra të tjerë. Al-Rahaëi ishte zyrtari më i lartë i Houthive i vrarë deri tani në fushatën ushtarake izraelito-amerikane kundër rebelëve të mbështetur nga Irani.
Pas vrasjes së tij, rebelët Houthi premtuan përshkallëzim të sulmeve ndaj Izraelit dhe anijeve që kalojnë përmes rrugës së rëndësishme detare në Detin e Kuq, pranë Jemenit. Së fundmi, Houthit kanë intensifikuar sulmet duke përdorur raketa dhe municione kasetore – të cilat shpërndajnë eksplozivë më të vegjël, duke e bërë më të vështirë kapjen e tyre nga sistemet mbrojtëse të Izraelit.

Aeroporti Ramon, i hapur në vitin 2019, ndodhet rreth 19 kilometra larg qytetit të Eilatit dhe shërben për fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare, megjithëse është shumë më i vogël se aeroporti kryesor i Izraelit, Ben Gurion, pranë Tel Avivit.

Panika żydowskich pasażerów po jemeńskich uderzeniu na lotnisko #Ramon w #Ejlat na południu #Izrael. #Houthi nie zapominają o #Palestyna. pic.twitter.com/aBvJztAzjU

— Krystian Jachacy 🇵🇱 (@KrystianJachacy) September 7, 2025

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën