tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Mbahet Konferenca e parë e përdoruesve të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim

tëvë1 nga tëvë1
16/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e Universitetit të Prishtinës është mbajtur Konferenca e Parë e Përdoruesve të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), e cila do t’i shërbejë komunitetit për hulumtim, edukim si dhe përdoruesve të KREN për rrjetëzim, informim dhe zhvillim.

Ministria e Ekonomisë njofton se qëllimi kryesor i kësaj konference ndër të tjera është ngritja dhe zhvillimi i komunitetit të hulumtimit dhe edukimit në Kosovë, i cili qëllim është bërë i mundur falë një pune shumë e madhe e përbashkët nga Ministria e Ekonomisë, konkretisht projektit Ekonomia Digjitale e Kosovës (KODE), KREN dhe nga Banka Botërore.

Sipas ME-së, KREN ka arritur të centralizojë komunitetin e studentëve, studiuesve dhe stafit akademik në Kosovë, duke e lidhur Kosovën me Shoqatën pan-evropiane, GÉANT.

Në komunikatë thuhet se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pohon se rrjeti KREN përmes shtrirjes së infrastrukturës fikse, është njëri prej kontribuuesve të zhvillimeve në arsim ku përmes funksionimit efektiv të tij, synojmë që të nxisim inovacionin dhe të zhvillojmë një infrastrukturë me shërbime të avancuara për institucionet e arsimit të lartë dhe të shkollave të mesme e fillore në të ardhmen e afërt; si dhe të fuqizojmë universitete në Kosovë nga aspekti i ofrimit të mundësive teknologjike në arsim dhe hulumtim.

Ajo po ashtu ka thënë se së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, janë duke punuar për sigurimin e qasjes në internet brezgjerë dhe instalimin e rrjeteve të brendshme për shkollat e mesme dhe fillore në Kosovë, dhe ndërlidhjen e secilës së tyre në KREN.

Ndërsa, ndër shërbimet e KREN-it për komunitetin e saj, janë: Qasje në infrastrukturë si shërbim – qendra e të dhënave – për hapësirë në lidhje me përdorimin e makinave virtale; Resurseve të ndryshme procesorike që ju nevojiten profesorëve e hulumtuesve; Qasje në platformën Moodle, Qasje në internet të dedikuar me shpejtësi e siguri të lartë brenda dhe jashtë kampuseve të universiteteve, Ruajtje të të dhënave Licenca Office 365 dhe të ngjashme.

Në Konferencë kanë marrë pjesë edhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve arsimore e shkencore në vend dhe rajon./kp

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.