TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mazhoranca me minimumin e numrave në Kuvend

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kuvendi mban seancë të veçantë në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Foto ilustruese

Mazhoranca në Kuvendin e Kosovës, momentalisht ka mbetur me vetëm 61 deputetë për të miratuar projektligjet, nga gjithsej 66 sosh sa kishte në fillim. Largimi nga Grupi Parlamentar i deputetëve Haki Abazi dhe Fatmir Humolli, mospjesëmarrja me muaj në votim e deputetes Drita Millaku, si dhe shkuarja në pushim të lehonisë të deputeteve Saranda Bogujevci dhe Tinka Kurti, e ka tkurrur mazhorancën në numra.

Kësisoj, mungesa e një deputeti të pushtetit për çfarëdo arsye po e stopon punën e Kuvendit në miratimin e projektligjeve, pasi deputetët opozitarë nuk po marrin pjesë në votim. Në anën tjetër, monitoruesit e punës së legjislativin thonë se edhe ngërçi mes pozitës dhe opozitës për çështjen mjeteve vetanake të komunave, do të pamundësojë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sfidat brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje i pranon edhe vetë shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari-Lila, por ajo kritikon opozitën se po refuzon të kryejë detyrën e vetë kushtetuese që të marrin pjesë në votim.

“Dy deputete janë në pushimin e lehonisë, janë deputetja Saranda Bogujevci dhe deputetja Tinka Kurti. Tash grupi jonë parlamentar ka 61 deputetë aktiv që marrin pjesë në votime dhe japin mbështetje qeverisë në nismat legjislative, qofshin ato që janë edhe me shumicë të thjeshtë. Në situatën kur një deputet i Lëvizjes ose vonohet apo ka ndonjë angazhim apo është në udhëtim pamundësohet vendimmarrja, pasi opozita refuzon të kryejë detyrën e vet kushtetuese dhe obligative që e kanë, të marrin pjesë në votim”, thotë ajo për KP.

Mirëpo, shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se opozita nuk e ka obligim me ia bërë kuorumin mazhorancës. Ai thekson se mbledhja e dhjetëra pikave që shtyhen seancë pas seance, shpërfaq pazotësinë dhe paaftësinë e mazhorancës në Kuvend.

Tags: Kuvendi i KosovesMazhorancaOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

​Kuvendi do të mbajë seancë të premten

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin SHBA-Iran, kërkojnë të përfshihet edhe Libani

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Haxhiu pas Kryesisë së Kuvendit: Nuk pati dakordim për rezolutën e PDK-së

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Bombardime izraelite në zona me popullsi të dendur në Liban, qindra të vrarë dhe të plagosur

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Nagavci: Veprimet për zgjedhjen e presidentit do të intensifikohen

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Të premten seanca e radhës e Kuvendit, Tahiri: Temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia realizon dy ekstradime ndërkombëtare të suksesshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën