TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mashtrim përmes call centerave në Tiranë, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Mashtrim përmes call centerave në Tiranë, arrestohen 7 persona, procedohen 27 të tjerë

17 Qershor 2026 | 16:40
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona mes të cilëve mësohet se janë shqiptarë, paraguajan dhe angolezë. Të arrestuarit janë identifikuar si Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel. Nga ky operacion gjithashtu janë proceduar penalisht 27 të tjërë.

Ata akuzohen se janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sipas njoftimit të policisë, u zbuluan ambiente të ndryshme me pajisje kompjuterike të pështatura si call center ku të punësuarit kryenin mashtrime kompjuterik nëpërmjet thirrjeve telefonike. Policia ka sekuestuar një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajan dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj). Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.

Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik”, njofton policia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Nëntë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit ekzistues

Nëntë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, pavarësisht armëpushimit ekzistues

Kolonët izraelitë i vënë flakën dy xhamive në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kolonët izraelitë i vënë flakën dy xhamive në Bregun Perëndimor të pushtuar

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Mërgimtarët po presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Franca dhe Spanja po përballen me zjarre të mëdha mbi 220 mijë perona janë evakuuar

Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Francën në shuarjen e zjarreve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën