tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

MASHTI do ofrojë asistencë fizike për ata që nuk kanë mundur të aplikojnë për tekste shkollore

tëvë1 nga tëvë1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit bën të ditur se do të ofrojë asistencë fizike nëpër komuna për ata të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë në eKosova për mbështetje për tekstet shkollore.

Sipas njoftimit, deri tani nuk ka pasur asnjë raportim se ndonjë shkollë në Kosovë nuk është duke mbajtur mësim për shkak të mungesës së librave, përcjell teve1.info

“Sidoqoftë, për ta lehtësuar edhe më shumë këtë proces të aplikimit për pjesën e mbetur të atyre që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të aplikojnë, do të ofrojmë edhe asistencë fizike nëpër komuna. Lokacionet për secilën komunë do t’i bëjmë publike bashkë me institucionet tjera mbështetëse. Për informimin tuaj, procesi i furnizimit me tekste shkollore me këtë praktikë është shumë më i shpejtë sesa me praktikat e aplikuara në vitet e mëhershme”, bëhet e ditur në njoftim.

Teksa theksohet se deri sot kanë pranuar 178 mijë e 580 aplikime në eKoosova për mbështetje për materiale shkollore.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 178,580 aplikime nga të cilat, 105,404 aplikime nga klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore dhe 73,176 aplikime nga klasat 6-9, të cilët tashmë i kanë tekstet shkollore dhe kanë aplikuar për mbështetje për materiale shkollore. Platforma do të jetë e hapur për aplikim deri në fund të muajit shtator. Nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit nuk është raportuar për asnjë shkollë në Republikën e Kosovës që nuk është duke e mbajtur procesin mësimor për shkak të mungesës së teksteve. Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet. Jemi në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.