TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Masat e efiçiencës, përurohen punimet në ndërtesat sociale në Hajvali

Janë përuruar punimet në ndërtesat sociale në projektin zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë, ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
0 0
A A

Ditën e nisi te ndërtesat e socialit në Hajvali të Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Fondi i Kosovës për efiçiencë të Energjisë prenë shiritin te kjo ndërtesë.

Aty u përfunduan si pjesë e projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat shumë-banesore sociale”.

Kurti u shpreh se me këto ndërhyrje, secila prej banesave ka edhe klimën ku do t’i kenë verërat e freskëta e dimrat e ngrohtë.

“Me ç’rast i kemi 100 familje këtu në Hajvali, në këto dy ndërtesa në mes të cilave ndodhemi ne sot këtu dhe gjithashtu edhe 100 të tjera atje tek Medreseja. Këtu kursimi i energjisë elektrike është gati 50 për qind, në njërën është 47 për qind, në tjetrën është 45 për qind, në gjithë Kosovën 28 ndërtesa sociale, pra këtu janë vetëm çka kemi parë sot, janë vetëm 4 nga 28, në 13 komuna edhe janë mbi 6 milionë euro investime”, tha Kurti.

E ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se janë mbi 880 familje përfituese nga këto investime.

“Synimi është të projekti të zgjerohet edhe në banesa të tjera dhe tashmë ndjehemi krenar që Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë që ka qenë praktikisht jo funksional para 3-4 vitesh, tashmë është në gjendje të menaxhojë projekte të tilla komplekse dhe gjithnjë më komplekse”, tha ajo.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi tha se investimi në këtë ndërtesë është 540 mijë euro.

“Kjo është pjesë e pakos mbështetëse që është financuar nga Komisioni Evropian me 75 milionë euro dhe që është dizajnuar bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si implementues edhe të disa projekteve tjera që sjellin efiçiencë të energjisë”, u shpreh ai.

FKEE me një buxhet 6.5 milionë eurosh ka nisur një iniciativë për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesa sociale shumë-banesore.

Pas përfundimit të përurimit, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth ngërçit politik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Krasitja e pemëve, ministria e Bujqësisë del me një rekomandim për fermerët

Krasitja e pemëve, ministria e Bujqësisë del me një rekomandim për fermerët

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Intervistohen 28 të dyshuar të tjerë për manipulim të votave në Prizren, 5 ndalohen për 48 orë

Kërkesa për rritje të tarifave të energjisë, deklarohet ZrRE

Kërkesa për rritje të tarifave të energjisë, deklarohet ZrRE

Ukraina pranon trupat e 1,000 ushtarëvë nga Rusia në shkëmbimin e fundit të të vrarëve

Ukraina pranon trupat e 1,000 ushtarëvë nga Rusia në shkëmbimin e fundit të të vrarëve

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Krasitja e pemëve, ministria e Bujqësisë del me një rekomandim për fermerët

Krasitja e pemëve, ministria e Bujqësisë del me një rekomandim për fermerët

BE-ja shpall Gardën Revolucionare të Iranit “organizatë terroriste”

BE-ja shpall Gardën Revolucionare të Iranit “organizatë terroriste”

Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Kërkohet paraburgim ndaj 23 personave, 21 kryesues të dyshuar për falsifikim të rezultateve  

Intervistohen 28 të dyshuar të tjerë për manipulim të votave në Prizren, 5 ndalohen për 48 orë

Presidenti i Kolumbisë bën thirrje për unitet rajonal pas sulmit në Venezuelë

Presidenti i Kolumbisë bën thirrje për unitet rajonal pas sulmit në Venezuelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën