TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja Vetëvendosje dhe Nisma – A heq dorë Limaj nga kryekuvendari për tri ministri?

Marrëveshja Vetëvendosje – Nisma ende nuk është jetësuar. Deri tash në bisedime, i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kërkuar postin e kryekuvendarit, por të shtunën iu bë një ofertë e re. Sipas burimeve të televizionit, Kurti ofroi tri ministri në këmbim të postit të të parit të Kuvendit.

by Fetije Kamberi
11 muaj ago
1 0
A A

Qe gati tre muaj e synonte këtë karrige në Kuvendin e Kosovës.

Por, në drejtim të të parit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u bë një ofertë e re nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në vend të pozitës legjislative iu ofrua post ekzekutiv.

Siç mëson televizioni,  në këtë fazë bëhet fjalë për tri ministri.

E që do e pranoj Limaj këtë ofertë nga Kurti është i bindur ministri në detyrë për Komunite dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Hyjmë në një zonë të veprimeve të paparashikueshme. Personalisht nuk jam që të hyjmë në atë zonë ku nuk mund të parashihet se çfarë mund të jetë reagimi apo propozimi i Gjykatës Kushtetuese apo ndonjë institucioni tjetër. Unë besoj duke e njohur z.Limaj që do të jenë pragmatik dhe do të pranojnë një ofertë nga bisedat që janë zhvilluar me z.Kurtin. Besoj shumë, mos të thamë që jam i sigurt që z.Limaj do të pranojë këtë ofertë të Kurtit”, ka thënë Rashiq.

Madje Rashiq thotë se po të ishte në vendin e tij do e kishte pranuar edhe vetë.

Që mund të ketë më shumë se një ministri, e thotë edhe njohësi i zhvillimeve politike, Afrim Kasolli.

Madje, ai thotë se njëra mund të jetë edhe Ministria e Infrastrukturës.

Por Kasolli thotë se ekziston një mosbesim nga të dyja anët që e bënë më të vështirë këtë hap.

Televizioni tentoi të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga Nisma Socialdemokrate, por të njëjtit nuk kane qenë të qasshëm.

Afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës sipas aktgjykimit të  Gjykatës Kushtetuese është 26 korriku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Specialja: S’ka vendim të ri për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Tregtarët e duan tregun e ri, në lokacionin e të vjetrit 

“Këndi i Debatit” 25.06.2026

Vrasja me motiv hakmarrjeje: Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e Gllogjanit

Vrasja me motiv hakmarrjeje: Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e Gllogjanit

Selektori Yakin flet për Ardon Jasharin

Selektori Yakin flet për Ardon Jasharin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën