TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja për litiumin, gazetari investigativ paralajmëron pasoja për mjedisin në Serbi

Gazetari investigativ nga Beogradi, Branko Cecen, gjatë një interviste dhënë për tëvë1 ka treguar për pasojat që mund të sjellë për Serbinë projekti për nxjerrjen e litiumit. Ai mes tjerash është shprehur tejet kritik për mënyrën se si Perëndimi është duke e mbështetur regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Marrëveshja për litiumin, gazetari investigativ paralajmëron pasoja për mjedisin në Serbi

Për liderët shtetërorë serbë marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe BE-së për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, po shihet si shumë fitimprurëse meqë prek vlerën e disa miliarda eurove.

Mirëpo, jo të gjithë në Serbi po pajtohen me këtë marrëveshje, madje një pjesë e qytetarëve serbë kanë paralajmëruar protesta për ta kundërshtuar këtë projekt.

Si tejet të dëmshme këtë marrëveshje për Serbinë po e vlerëson edhe gazetari investigativ nga Beogradi, Branko Cecen.

Cecen mes tjerash thotë se projekti për minierën e litiumit e dëmton mjedisin në Serbi.

“Kjo është një marrëveshje shumë e keqe për Serbinë dhe jo vetëm për faktin që e dëmton mjedisin, por edhe nga pikëpamja e demokracisë dhe e institucioneve demokratike sepse Serbia ka shkelur shumë ligje për këtë marrëveshje për litiumin. Do të dëmtohet mjedisi sepse nevojitet sasi e madhe e ujit për nxjerrjen e litiumit dhe këtu nuk po flitet fare për qytetarët që jetojnë në ato zona, ku supozohet të bëhet nxjerrja e litiumit dhe lëndëve të tjera. E ardhmja po duket shumë e apokaliptike për qytetarët e Serbisë”, thotë ai.

Ai është shprehur tejet kritik edhe ndaj Perëndimi për mënyrën se si e ka mbështetur politikisht presidentin autoritar serb, Aleksandar Vuçiq.

Cecen thotë se Perëndimi bën tregti në Serbi vetëm për interesat e veta duke nënvizuar këtu marrëveshjen e fundit për litiumin dhe lëndët e para.

“Për raportet e Perëndimit me Aleksandar Vuçiqin dhe regjimin e tij ju duhet t’i shikoni  vetëm veprimet sepse veprimet flasin më së miri. Ky regjim është mbështetur fuqishëm financiarisht dhe politikisht nga Perëndimi gjatë 13 viteve sa Vuçiq është në pushtet. Vetëm për zgjedhjet e fundit ai u kritikua, por mos harroni se edhe zgjedhjet e tjera u manipuluan dhe ne nuk dëgjuam asgjë nga Perëndimi. Pra, Perëndimi në fakt e mbështet Vuçiqin dhe bën tregti për interesat e veta me të. Marrëveshja e fundit për litiumin është shembulli më i mirë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit. Por tani rezistenca e qytetarëve serbë është aq e fortë sa që kjo do të ketë pasoja jo vetëm për Serbinë por për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë”, pohon ai.

Miniera e Jadarit, pranë qytetit Loznica në Serbinë perëndimore, mban disa nga rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë.

Litiumi vlerësohet si material thelbësor për prodhimin e baterive të makinave elektrike dhe për pajisjet celulare.

Tags: marreveshja per litiuminpasojtat per mjedisin ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Sakrifica dhe solidariteti obligim për të mirën e përgjithshme

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia zbulon 100 bimë të dyshuara me Kanabis në Rahovec, u morën mostra për ekzaminim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Rrahje në Podujevë – Dy të lënduar, katër të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën