TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja për Bordin e Paqes nuk miratohet në Komisionin për Punë të Jashtme

by tëvë1
4 orë ago
7
A A
Marrëveshja për Bordin e Paqes nuk miratohet në Komisionin për Punë të Jashtme

Për shkak të mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Anëtarët e komisionit nuk u pajtuan për paragrafin 2 të nenit 2 të projektligjit, ku flitet për objektivin kryesor të Bordit të Paqes. Kësisoj, u vendos për formimin e një grupi punues për të modifikuar këtë nen.

Kryetarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, theksoi nevojën e formimit të këtij grupi punues, siç tha, për të riformuluar atë paragraf, pasi duhet të dihet se bëhet fjalë për rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe garantimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Sipas saj, kjo nuk do të thotë se janë kundër marrëveshjes, as nuk po ia humbin meritat ish-presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e saj, mirëpo duhet të sqarohen të gjitha dispozitat e marrëveshjes. Madje, sipas saj, duhet parë edhe nëse është në përputhje me ligjet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

“Marrëveshja ndërkombëtare është procedurë në Kuvend, sponsor i kësaj marrëveshjeje është ish presidentja e Kosovës dhe askush nuk po e mohon këtë fakt. Ajo ka nënshkruar dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Jemi në rregull deri te kjo pjesë dhe marrëveshjen që na është dërguar në Kuvend. Mos të nisemi prej asaj që ne duhet të trajtojmë projektligjin vetëm nëse ai është voluminoz dhe nëse i paska katër nene s’kemi punë aty. Unë mendoj se shumë problematik mund të jetë ky projektligj me kaq pak përmbajtje sesa një projektligj i cili mund të ketë disa nene të caktuara. I ka vetëm katër nene, por është vetëm një paragraf domethënës në këtë projektligj me katër nene që mund të themi ka dhjetë fjali në total. Por fjalia e nenit dy, paragrafit dy, është problematike dhe nëse vazhdon të mbetet në projektligj pa u përmirësuar. Unë mendoj se në formulim ka probleme projektligji… Ne duhet të dimë cilën qeverisje po e rivendosim aty? Cilat konflikte po i referohemi? Aktualisht ka shumë konflikte në botë”, tha ajo.

Asaj i reagoi anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, deputeti Lutfi Haziri. Sipas tij, për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes ka pasur dallime mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish presidentes Vjosa Osmani.

Mirëpo, sipas Kryeziut, insistimi për të sqaruar paragrafin dy të nenit dy të projektligjit nuk ka të bëjë aspak me këtë.

A kanë të bëjnë dallimet Kurti-Osmani për Bordin e Paqes me mosvotimin në komision?

“Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë që potencialisht mund të diskutojmë këtu në kuptimin e asaj që po e thoni ju dhe mund ta thonë edhe të tjerët nga opozita”, tha ajo.

Në debat u përfshi edhe deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, i cili theksoi nevojën e miratimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare në komision. Sipas tij, ky është një bord që tejkalon përmasat evropiane.

 

“Ka projektligje që nuk është e domosdoshme të jenë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian… Pasojat e vonesave nuk janë tonat, janë të institucioneve për shkak të raporteve që kanë pasur… Ky është një bord që tejkalon përmasat evropiane dhe baza për t’u krijuar si i tillë ka të bëjë me një rajon që është jashtë Evropës”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Kosova duhet të ndihet e privilegjuar që ka marrë ftesë për anëtarësim në Bordin e Paqes.

“Ne duhet të ndihemi të privilegjuar që kemi marrë pjesë në Bordin e Paqes”, theksoi ajo.

Komisioni vendosi që grupi punues të mblidhet javën e ardhshme për të harmonizuar dhe dakorduar projektligjin. Kosova ka marrë ftesë për anëtarësim në Bordin e Paqes më 22 janar të vitit 2026

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Manxhuka: Liria e shprehjes nuk është ndalë, gënjeshtra ka kosto

Manxhuka reagon pas dënimit: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan mbi 15kg narkotikë

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan mbi 15kg narkotikë

Qeveria miraton projektligjin për energjinë

Manxhuka e Azemi dënohen me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes

Manxhuka e Azemi dënohen me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes

Manxhuka: Liria e shprehjes nuk është ndalë, gënjeshtra ka kosto

Manxhuka reagon pas dënimit: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa

Hezbollahu thotë se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që mund të dal nga bisedimet Liban–Izrael

Hezbollahu thotë se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje që mund të dal nga bisedimet Liban–Izrael

Locatelli rinovon me Juventusin

Locatelli rinovon me Juventusin

Arsenali me mungesa të mëdha para Sportingut

Arsenali me mungesa të mëdha para Sportingut

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan mbi 15kg narkotikë

Arrestohen edhe dy persona për rastin ku u konfiskuan mbi 15kg narkotikë

Irani kërkon dëmshpërblime për 270 miliardë dollarë dëme lufte nga SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre

Irani kërkon dëmshpërblime për 270 miliardë dollarë dëme lufte nga SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre

Qeveria miraton projektligjin për energjinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën