Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka konfirmuar pensionimin nga futbolli aktiv nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale të enjten.
Mbrojtësi i majtë brazilian ka gëzuar një karrierë tejet të suksesshme, duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve e gjashtë herë La Ligan ndër të tjera.
Ai me Realin kishte luajtur nga viti 2007 deri në vitin 2022, ndërsa së fundi ishte pjesë e Fluminenses në Brazil.
Real Madridi në faqen zyrtare ka shprehur falënderimin për Marcelon.
“Marcelo është pjesë e historisë së Real Madridit dhe një prej legjendave të mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror”, ka shkruar në faqen zyrtare të klubit spanjoll.