Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me kryeministrin Albin Kurti takuan sot komandantin e KFOR-it, Gjeneral Özkan Ulutaş.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve.
“Sot së bashku me Kryeministrin, Albin Kurti, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, takuam komandantin e KFOR-it, Gjeneral Özkan Ulutaş me të cilin diskutuam rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Republika e Kosovës është e përkushtuar në vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe ruajtjen e paqes dhe mjedisit të sigurtë për gjithë qytetarët e saj”, tha Maqedonci./teve1.info./