TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

by Teve1
36 minuta ago
2
A A
Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas raportimeve për largimin e ushtarëve nga FSK-ja.

Ai tha se situata nuk është shqetësuese.

Në një intervistë për Kosovapress, Maqedonci theksoi se numri i largimeve mbetet brenda normales dhe kompensohet nga interesimi në rritje për t’iu bashkuar forcës.

“Sa i përket daljeve të ushtarëve, unë vlerësoj që çështja e daljeve nuk ka ndryshuar. Ne nuk e shohim shqetësuese çështjen e numrit të oficerëve që lënë FSK-në, për shkak se kemi edhe një prurje të vazhdueshme të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve në FSK. Pra, nuk është jashtë normales dalja. Gjatë fushatës së fundit që kemi pasur për ushtarë në Forcën e Sigurisë së Kosovës kemi pasur gjashtë aplikantë për një pozitë. Pra, gjashtë të rinj kanë aplikuar për një pozitë të ushtarit brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është një arritje në krahasim me atë që ka qenë para dy ose tre vitesh, kur kemi pasur tre deri në katër aplikantë për një pozitë. Pra, besoj që ka bërë efekt të madh ndryshimi që i kemi bërë fushatës informuese, por edhe ofrimit të mundësive që ofron FSK-ja për të rinjtë dhe të rejat”, shtoi Maqedonci.

Lidhur me mungesën e gjeneralëve në disa pozita drejtuese, për çfarë u raportua ditëve të fundit, ministri në detyrë i Mbrojtjes shpjegoi se procesi i emërimeve është vonuar për shkak të procedurave institucionale që kërkojnë funksionalizimin e plotë të institucioneve shtetërore.

Ai bëri të ditur se bordi për përzgjedhjen e kandidatëve tashmë ka përfunduar raportin e tij dhe se procedura do të vazhdojë me rekomandimin e komandantit të FSK-së, për t’u dërguar më pas në qeveri dhe presidencë për miratim.

“Sa i përket çështjes së lidershipit të lartë, ne kemi pasur disa pozita vakante të gjeneralëve dhe arsyeja pse nuk janë plotësuar ka qenë për shkak se nuk kemi pasur institucione, sepse dihet që për të vendosur në pozita gjeneralësh, që është grada më e lartë, duhet të kemi funksionale qeverinë me mandat të plotë, por gjithashtu duhet të kemi edhe president që ka mundësi të… Tani edhe në këto momente kur po flasim jemi në përfundim të procesit, sepse bëhet një bord, pra një bord që është funksional aktualisht, i cili bën selektimin, pra përzgjedhjen e kandidatëve për gjeneral. Pastaj komandanti ka të drejtë, në bazë të rregullores, të përcaktohet për secilën pozitë nga një emër për gradë. Pastaj unë do ta përcjell atë dokument te kryeministri dhe prej tij shkon te presidentja për miratim. Ne po vazhdojmë këtë procedurë. Aktualisht, kur po flasim, është përfunduar raporti nga bordi. Me komandantin jemi duke punuar që të kemi edhe raportin nga ana e tij dhe pastaj atë raport unë do ta përcjell te kryeministri dhe te presidentja”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tërmet në Kosovë

Futbollisti kosovar takohet në Beograd me Jan Oblakun, poston fotografi në rrjetet sociale

Futbollisti kosovar takohet në Beograd me Jan Oblakun, poston fotografi në rrjetet sociale

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

Shtatë të vrarë e dhjetëra të plagosur nga sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainsë

Shtatë të vrarë e dhjetëra të plagosur nga sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainsë

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën