Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.
Në njoftim nga Ministria e Mbrotjes thuhet se gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkoëitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi”.
Tutje thuhet se ministri Maqedonci i uroi nënkolonel Palkoëitsch suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për kontributin e dhënë.
“Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë”.